• |
ide | kryesore

Debutim ëndërrash për Sadikun, që shpërthen në lot: goli i parë pas 6 muajsh dëmtim…

Sport



Të shohësh Armando Sadikun të mbytur nga përqafimet e shokëve të Luganos, pas golit të shënuar, është dicka që i mungonte tifozëve të kombëtares por edhe vetë Sadikut. Sulmuesi, që i mungoi teknikut Christian Panucci gjatë Ligës së Kombeve, atëherë kur italiani kishte më shumë nevojë se kurrë për golat e tij, ka shpërthyer në lot, pas golit të parë në debutimin si titullar me Luganon.

Sadiku shënoi në minutën e 32, në transfertën kundër Luzerne, duke finalizuar me kokë në shtyllën e parë, pas krosimit nga e djathta, një gol që të sjell në mendje atë historik të shënuar kundër Rumanisë në Euro-2016.

“Pas 6 muajsh e 10 ditësh sot u ktheva me gol në ndeshjen time të parë si titullar” shkruan në në postim emocional Sadiku, që ka numëruar cdo ditë jashtë fushës, duke shpresuar që tani me Luganon të kthehet sërisht sulmuesi i dikurshëm…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *