• |
ide | kryesore

Emiliano Sala, Cardiff tani kërkon zbritje për të paguar më pak

Sport



Në ditën e funeralit të Emiliano Sala, është hapur edhe një kapitull i ri në luftën mes Cardiff e Nantes për pagesën e transferimit të lojtarit, që tragjikisht nuk u bë kurrë e mundur. Francezët kërkojnë ti drejtohen Uefa-s për shkak se nuk kanë marrë ende këstin e parë të 17 milionë euro për të cilën është firmosur akordi. Por ndërkohë, britanikët po përpiqen të kuptojnë nëse cmimi ësnhtë ngritur për shkak të një ankandi të krijuar artificialisht nga Ëillie McKay, ish- prokuratori i argjentinasit Sala.

Pasi kaloi vala emocionale për lamtumirën e fundit të sulmuesit që u zhduk gjatë fluturimit për në Cardiff, në Kanalin e la Manshit, është momenti për tu kthyer në botën cinike të biznesit. Avokati i klubit anglez po zbulon nëse shoqëritë e tjera të Premier League Everton, Ëest Ham, Crystal Palace, Fulhame, Burnley e Ëolverhampton (të gjitha skuadra të lidhura me Sala para Cardiff) ishin vërtetë të interesuara për lojtarin, apo ishin pjesë e një strategjie që solli rritjen e cmimit të kartonit.

Praktikisht Cardiff është në kërkim të një ulje: nëse ankandi është krijuar artificialisht, cmimi real i lojtarit do të ishte më i pranueshëm. E një asist mund të vijë nga agjenti McKay, që në një email dërguar Sala kishte shkruar se “kishte folur me median për oferta të skuadrave të tjera pikërisht për të rritur interesin drejt teje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *