• |
ide | kryesore

Erdogan kritikon SHBA-në për ekstradimin e Gulen

Lajme, Të fundit



Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan  ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po mbajnë qëndrim të pandershëm lidhur me rastin e Fethullah Gulen.

Erdogan e akuzoi për mungesë sinqeriteti Uashingtonin lidhur me refuzimin për ta ekstraduar imamin, të cilin Ankaraja zyrtare e akuzon si organizator të tentativës për grusht shteti në korrik 2016.

“Për fat të keq, SHBA vazhdon të veprojë me pandershmëri”, tha presidenti turk për ‘A Haber’, duke shprehur zhgënjimin në qëndrimin jokonstruktiv, sipas tij, të Uashingtonit në këtë rast.

 Pas përpjekjes së grushtit të shtetit në vitin 2016, autoritetet e Turqisë kanë arrestuar mijëra gazetarë, diplomatë, gjyqtarë, anëtarë të ushtrisë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, duke i akuzuar ata se kanë luajtur rol në tentativën për grusht shteti dhe për marrëdhënie me Gulen.

Ankaraja ka kërkuar vazhdimisht që Gulen të ekstradohet nga Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999. Në dhjetor, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, deklaroi se Donald Trump i kishte thënë Erdogan se autoritetet amerikane po shqyrtonin ekstradimin e Gulen.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka argumentuar se Uashingtoni nuk është pajtuar për këtë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *