• |
ide | kryesore

Festa e pavarsisë/ Kryeministri Haradinaj rrefuzon ti japë dorën Edi Ramës

Arkiva, Të fundit



Një rastësi apo një incident? Në prag të parakalimit të trupave të FSK’së, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me rastin e ceremonive për Pavarësinë e Kosovës liderët shtetërorë janë përshëndetur me njëri tjetrin përpara se të zinin vendet e tyre. Por Edi Rama dhe Ramush Haradinaj e kanë humbur këtë rast.

 

“Kryeministri i Shqipërisë Rama tentoi t’i zgjaste dorën pinjollit të familjes Jashari dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë. Ndërsa Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, Haradinaj vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij” ka njoftuar korespondenti i gazeta Express që gjendej në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj deshi ta injorojë, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme edhe një përshëndetje tjetër sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen më parë në seancën solemne në Kuvend.

Mirëpo, dihet se raportet mes Ramës e Haradinajt së fundmi janë acaruar (Lexo poshte), për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, të cilën Haradinaj e refuzon kategorikisht.

Bomba e Haradinajt: Rama pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë (VIDEO)



7 Comments

  1. Edhe vete ne lajmin qe jepni thuhet “Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj deshi ta injorojë, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme edhe një përshëndetje tjetër sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen më parë në seancën solemne në Kuvend”, pra jane pershendetur me heret, dhe kjo i bie te ishte pershendetja e dyte brenda pak minutash.

  2. Haradinaj eshte aty ne vendin e gabuar pasi maximumi per te eshte qe ti blesh nje tufe me dele dhe aty e gjen vetvehten,eshte turp qe ne 2019 Kosova ka kryeminister R.H.

    1. Turp eshte qe te zhbesh Kosoven siç duan te bejne Thaçi dhe Rama. Per te shpetuar bythen e Thaçit nga gjykata speciale u dashka kthyer Kosova ne plaçke tregu?! Nese Kosoves i heq Leposaviqin ti nuk e ke idene se ça demi ekonomik i behet Kosoves. I thone 500 miliard euro pasuri. Po ju se mos lexoni, se mos thelloheni. Ja ç’ju servir kazani. Nderkohe me shkembimin e trojeve realizohet edhe izolimi i Sanxhakut (me shumice shqiptare) nga Kosova, qe eshte nje tjeter synim i kesaj marrveshje. Nderkohe per sa kohe Serbia nuk e ka njohur Kosoven nuk ka se çfare marrveshje per kufij te bejne e as te diskutojne. Realizohet njohja e shteti (se perndryshe me çfare entiteti je duke negociuar?), paguhen reparacionet e luftes, kerkohet ndjese per viktimat, pastaj e fundit eshte marrveshja per kufijte. Kosova nuk ka asnje hall ta njohe Serbia. Nese Serbia nuk e njeh Kosoven nuk antaresohet dot ne BE, keshtu qe bejini vete hesapet se çfare loje te qelbur dhe antikombetare po luajne Thaçi me Ramen.

  3. SHPORRNJE ATE PLEHE ANDEJ AI SE KA VENDIN ATJE AI E KA VENDIN NE BEOGRAD MUNTA PRES VUCIC KENGETARI SERB QE I KA DORZUAR CELSIN E BASHKIS KY ESHTE PERSONI QE THOSHTE RRUGA E KOMBIT ESHTE RRUGE QE STE CONE GJEKUNDI KESHTU E QUAN KOSOVEN KY PLEH KOSOVA PER ATE ESHTE GJEKUNDI MBANJE MEND JU LIDER KOSOVAR QE E LINI QE TE LUAJ ROLIN E LIDERIT TE BALLKANIT DO E PAGUANI SHUME SHTREJTE JU DHE KOSOVA KY NJERI ESHTE I PA BESE KUSHE ESHTE MARRE ME TE KA DESHTUAR…

  4. Ky mbasi cmendi e la pa gjum gjth shqiperin do me lujt menc gjith kombin shqiptar. Do zoti e gjen nga kosovaret se shqiptaret skan burra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *