• |
ide | kryesore

(FOTO&VIDEO) Ekzekutim mafioz në Vlorë, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Arkiva, Kryesore, Lajme



Dy persona mbetën të vdekur dhe një tjetër mbeti i plagosur në një atentat mesditën e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Personi që shihni në foto ësht Armando Sulejmani, shënjestra e dyshuar e atentatit të sotëm në Vlorë. Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat janë Orest Rexho dhe Arjan Hasani. Orest Rexho i cili ishte kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani shoku i tij, kanë qenë rastësisht me të në makinë.

Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Motivi i ngjarjes nuk është zbardhur ende.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se autorët e ngjarjes janë larguar duke djegur edhe makinën në fshatin Babicë. Brenda makinës raportohet se janë gjetur dy armë kallashnikov.

©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *