• |
ide | kryesore

Jona Spahiu: Janë munduar të më pengojnë në televizion

Paparazzi, Slider



Së fundmi Jona është bërë nënë e një djali e është shkëputur prej një viti nga televizioni tashmë. Këtë të shtunë Jona ka qenë e ftuar në emisionin Thumb. Moderatorja ka folur për martesën me Frenkilin, lindjen e Raiden por edhe për rikthimin e saj në televizion.

“Jam ndjerë e nënvlerësuar(në televizion). Kam qenë një pulë, një njeri të cilin e linin atje dhe nuk bënte gjë. Të gjitha gjërat që mua më thonin unë i diskutoja me veten time dhe nxirrja gabime tek vetja. Dëgjoja pafund njerëz që më thoshin Jona përse nuk e merr ti këtë emision? Përse nuk bën diçka më të madhe? Ndërkohë që ka pasur edhe shumë raste kur unë largimin tim nga diçka e kam marrë vesh nga portalet.

Mesa duket nuk është pjesë e filozofisë së televizionit ku supozohet që njerëzit të jenë të realizuar. Edhe janë druajtuar nga potenciali im ndoshta dhe kanë bërë çdo që të jetë e mundur të frenonin shkëlqimin tim. Nëse ka diçka që unë e kam bërë timen nga televizioni është se unë jam bërë një njeri tjetër që e di se çfarë dua, pa bërë kompromise. Sinqerisht më ka ndimuar shumë për të kuptuar se ku jam unë.”,- ka rrëfyer Jona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *