• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Vazhdon beteja ndaj Ramës dhe bandave të krimit

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme në rrjetet sociale, një ditë pas protestës së opozitës, duke thënë se do të vazhdojë beteja kundër kryeministrit Rama dhe bandave të krimit.

Ajo e mbyll mesazhin e dhënë me një shprehje të përdorur dikur prej kryeministrit, por të përsëritur shpesh dhe prej Kryemadhit së fundmi: “Nuk keni parë gjë akoma”.

“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”, shkruan Kryemadhi.

Ky reagim i lideres së LSI-së vjen menjëherë pas deklaratave të bëra nga kreu i selisë blu, i cili  në një komunikim për mediat mesditën e sotme tha  se  do t’i propozonte Grupit Parlamentar dhe Forumeve më të larta djegien e mandateve.

 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *