• |
ide | kryesore

Libri i Mateo Renzit/ Jam penduar. Mogherini në krye të diplomacisë së BE një dështim

F1, Planet



Ish-Kryeministri i Italisë Matteo Renzi shkruan se ndikimi i Mogherini-t në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian (BE) “ka qenë thuajse zero”. Ai thotë se është penduar që e zgjodhi Federica Mogherini-n si përfaqësuese e lartë e punëve të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Gazeta italiane Corriere Della Sera njofton se në librin e sapobotuar në Itali nga Renzi, me titullin “Një tjetër rrugë, Ide për Italinë”, Renzi është penduar për luftën politike që bëri për zgjedhjen e Mogherini-t, dhe shprehet se përgjegjësia për këtë zgjedhje është e tija.

Ai thotë se punët e jashtme duhet t’i kalojnë Këshillit Evropian, dhe të mos mbeten tek Komisioni Evropian në formën e “përfaqësueses së lartë”, e cila “ka zhgënjyer me pritshmëritë që kishin për të”. Renzi mendon se Angela Merkel do të ishte personi më i mirë për të drejtuar Këshillin dhe punët e jashtme të BE-së.

Renzi ia propozoi Mogherini-n si shefe të diplomacisë dhe sigurisë Presidentit të Komisionit Evropian (KE) Jean Claude Juncker në gusht të vitin 2014. Për më pak se një vit Mogherini shërbeu si ministre e punëve të jashtme në qeverinë e Renzi-t. Në 1 nëntor 2015, Mogherini mori postin që mban sot në KE.

Në verën e vitit 2014 Renzi këmbënguli që Italia të përfaqësohej me Mogherini-n në Komisionin Evropian. Për këtë, ai refuzoi kërkesën e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe të Presidentit francez François Hollande për të propozuar ish-kryeministrin Enrico Letta si President të Këshillit Evropian. Renzi sapo i kishte marrë postin e kryeministrit Letta-s, pas një beteje brenda partisë së majtë “Partia Demokratike”. Pas kërkesës së Merkelit dhe Hollande-it, kur vetë Presidenti i Këshillit Evropian Herman van Rompuy i kishte shprehur mbështetjen për Letta-n, Renzi i kishte thënë “Nuk e bëj president Letta-n unë.” Pasi e kishte mundur brenda partisë Letta-n, Renzi zgjodhi ta luftonte atë edhe si të mundur.

Ndërkohë, Mogherini ishte ndër personat e afërt të Renzi-t, të cilës ai i besoi një institucion të rëndësishëm në qeverinë e tij, Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vijim ai e katapultoi atë në Komisionin Evropian dhe u pendua shpejt për zgjedhjen dhe luftën që bëri për këtë katapultim. Corriere Della Sera shkruan se me Letta-n në Këshillin Evropian menaxhimi i krizës së migracionit do të kishte qenë shumë më ndryshe, ndërkohë që Mogherini u tregua pa kuroja në politikën e jashtme të BE-së.

Në librin e tij, Renzi shkruan se Kancelararja Merkel do të ishte personi i duhur për të zëvendësuar Donald Tusk-un, Presidentin e tanishëm të Këshillit Evropian, dhe se ajo do të duhej të merrte në dorë edhe punët e jashtme të BE-së, pas dështimit të Federica Mogherinit.

Exit.al



2 Comments

  1. Ja thoshte rai cdo dite qe ai si post nuk ka vlere e aq me pak ne duart e Mogherinit. Gabim rishtari te ekzaltuar qe po e vuajme dhe ne.

  2. Kur te vijne mendte, nuk i hane as qente. Zgjedhje e gabuar dhe eshte penduar Renzi por pasojat i vuajne te tjeret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *