• |
ide | kryesore

Policia rrethon vendin e krimit, viktima në tokë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri në Vlorë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktimat janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. I plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani.

Atentati ndodhi në zonën e “Ujit të Ftohtë në Vlorë”.

Personi që ka mbetur i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Motivi i ngjarjes nuk është zbardhur ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *