• |
ide | kryesore

Protesta/ Policia jep shifrat: 15 në pranga, 7 të shpallur në kërkim

Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë shifrat zyrtare të personave të arrestuar pas protestës së djeshme të opozitës. Zyrtarisht deklarohet se pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune, Policia ka arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve.

Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan në flagrancë 15 shtetas:
F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë; E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë; N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë; A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë; R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë; S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë; D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër; H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë; I.H., 49 vjeç, banues në Durrës; F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë; S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik; M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan; L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë; P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër; V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Policia deklaron se këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas: G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë; A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë; R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas; D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë; P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 shtetasve të tjerë. Materialet iu dërguan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



10 Comments

  1. 15 te arrestuar per nje kepurdhe, per te ndjerin Ardit Gjooklaj nuk ka asnje fajtor. Kjo eshte drejtesia e re . Rrofte reforma ne drejtesi

    1. po ktyre eshte per tja shkerdhyer rracen e fisit ne pidhe. del erion veliaj thote sa gjynah pema nderkohe qe eshte pergjegjes per vrasjen e ardit gjoklajt

    2. “MucmeroBazenano”,mund te me thuash çfare ndryshimi kishte protesta e djeshme me 21 janarin?po deshe ta them une,ne 21 janar ai qe sot kerkon pushtet me dhune vrau 4 qytetare ne bulevard,kurse dje megjithse u sulmua institucioni i kryeministrise dhe sipas ligjit dhe sipas fjaleve te Berishes thene me 21 janar eshte e drejta e gardes te vrase jo 4 po 40,400,megjithate nuk u demtua askush,pikerisht ky eshte edhe shkaku qe Basha nuk vjen dot kurre ne pushtet…

  2. e vetmja gje qe me vjen inat eshte se keta i cojne kalamjate jashte, ti kishin lene ketu e shihnin, si keca do ishin therr

  3. poli dhija jep shifrat kapi 50 qytetare shembullor qe luftoj n per shtet de liroi nga burgi kriminelet me burgosje te perjetshme si dajtin .

  4. Arrestimi i njerezve naten, jane metoda te sigurimit te shtetit. Vetem nje shtet prej letre, thellesisht i korruptuar dhe i tmerruar mund ta bej kete. Nje kryeminister ne arrati, i zhdukur pa lene gjurme, qe braktis detyren, dhe ju iken pergjegjesive, i kapur ne flagrance duke vjedhur 30 mln euro ne vetem 1 muaj, duhet te dal e te kerkoj ndjese dhe doreheqje.
    Nuk di si ka akoma njerez ta besojne kete moster.

  5. Jetmir, meqe m’u drejtove personalisht, nuk foli kush per 21 janarin dhe as per 2 prillin e Shkodres, fola per drejtesine dhe menyren se si drejtohet ky shtet. Nje djale 17 vjecar vritet ne menyre makabre dhe askush nuk ka pergjegjesi, nderkohe qe per nje kepurdhe arrestohen naten 15 vete. Se mos harroj, me 21 janar pati nje numer te konsiderueshem policesh te plagosur, disa makina te djegura dhe nje makine tentoi te futej me force ne kryeministri. Keto skena munguan dje. Policet qe shkuan ne spital u demtuan nga gazi qe ishte serb sipas disa njerezve. Gjithsesi, shpresoj te t’i paguajne oret shtese sot si dite e diele qe eshte

    1. Ke harruar të thuash më kresore shtazërinë e protestuesve ndaj policëve të shkretë më 21 Janar, ku më ka mbetur në mendje një moment kur policia nga goditjet kafshërore të kriminelëve të edvinit ishte larguar dhe kishte mbetur një polic i plagosur i ndihmuar nga dy kolegë të vetë, dhe pikërisht edhe ndaj atij polici të plagosur që mezi e tërhiqnin kolegët turma e kriminelëve qëllonte me një urrejtje që nuk ka krahasim.

      Dhe prandaj kush krahason 21 Janarin e kriminelëve të edvin lapangjozit me 16 shkurtin është o idiot o kriminel

  6. Nga Kastriot Islami – 09:46, 17/02/2019

    Grumbullimi qytetar më i madh e më madhështor në 28 vjet demokraci duket se ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit për zgjedhje të lira e të ndershme. Një demostrim paqësor, dinjitoz, energjik e racional.

    Një goditje e fortë dhe e fuqishme por e matur drejt arritjes së objektivit final. Një ngjarje e shikuar dhe dëgjuar edhe ndërkombëtarisht. Një përmbyllje për të vijuar më tej, në një rrugë tashmë të ndriçuar dhe me të gjithë arsenalin e mënyrave e mjeteve adekuate dhe me dëshirën e madhe, racionalitetin e maturinë e nevojshme për të arritur me sukses objektivin e mirëpërcaktuar qartësisht e saktësisht…

    Realisht ajo që duhej e pritej, edhe në kohë edhe në hapësirë, edhe në sasi edhe në cilësi, edhe për dashamirësit edhe kundërshtarët, edhe për optimistët edhe për skeptikët, edhe për të moderuarit edhe për radikalët, edhe për ata që ishin në protestë edhe për ata që nuk kishin mundësi të ishin…pra ajo që duhej dhe pritej nga të gjithë ata që kanë halle e probleme dhe kanë inteligjencën minimale të kuptojnë racionalisht se si mund të arrihet një objektiv i tillë i vështirë dhe kompleks.

    Opozita ka përcaktuar prej kohësh si objektiv:

    Zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Qytetarët në protestë dhanë kontributin për t’ju afruar me sukses realizimit të këtij objektivi, sukses që duket se do të arrihet pa asnjë dyshim në ditët apo javët në vijim. Pikërisht lidershipi i opozitës tregoi se është i vendosur për arritjen e këtij objektivi. Të gjithë ata që janë në opozitë me këtë qeveri s’kanë më asnjë dyshim se objektivi për largimin/dëbimin e Ramës është e vetmja zgjidhje për të nxjerrë vendin nga gjendja ku ndodhet dhe se ky objektiv është i realizueshëm me sukses në ditët e javët në vijim.

    Pjesëmarrja qytetare ishte sot e paprecedentë:

    Sot shqiptarët dhe publiku ndërkombëtar kanë qenë dëshmitarë të demostrimit më të madh qytetar të historisë modern të Shqipërisë. Nuk ka pasur asnjëherë tjetër më parë në Shqipëri një grumbullim qytetar më të madh se sa demostrimi i sotëm i datës 16 shkurt 2019. Sot në këtë demostrim masiv qytetar ishte e përfaqësuar e gjithë Shqipëria nga të 12 qarqet e vendit. Pjesëmarrja në këtë demostrim ishte në shumicë dërmuese qytetare. Ky ishte po ashtu një demostrim i qytetarëve me vullnet të lirë, që kishin ardhur në këtë demostrim për shkak të halleve e problemeve të shumta që ju ka krijuar Edi Rama me qeverisjen e tij.

    Demostrimi i qytetarëve ishte me nerv por racional…

    Të gjithë qytetarët pa përjashtim vinin në këtë protestë, të qartë edhe për hapat që duheshin hedhur për të arritur objektivin por edhe për mënyrën se si ky hap i ndërmjetëm do të hidhej. Ata ishin në këtë demostrim me mëndje të qartë dhe me zemër.

    Të gjithë aktet e qytetarëve kishin shumë nerv, por edhe shumë racionalitet. Demostrimi ishte energjik, por i ‘vetë)kontrolluar, pra i mirëmenduar dhe (vetë) mirëmenaxhuar. Qytetarët arritën po ashtu të shmangin provokimet e policisë dhe kurtihn e Ramës për ti përfshirë ata në akte dhune apo zaptim insititucionesh. Ndërkohë që largimi i kërpudhës ishte vetëm një kat simbolik i heqjes së maskës artistike të krimit dhe korrupsionit të qeverisjes së Edi Ramës. Kurse ‘heqja’ e mbulesës së zezë nga hyrja e kryeministrisë ishte një akt tjetër simbolik, që mund të thuhet se e nxorri Ramën nga ‘shtëpia e orgjive të korrupsionit, krimit e trafiqeve’ ku ishte fshehur pas vellos së zezë.

    Mesazhet e kësaj proteste qytetare ishin të shumta:

    Së pari, Rama me siguri ka kuptuar se i kanë mbetur dy alternativa: Ose të largohet paqësisht për ti hapur rrugën krijimit të një qeverie tranzitore për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ose të dëbohet nga qytetarët pas një ose disa përballjesh me revoltën dhe zemërimin ekstrem qytetar.

    Së dyti, akti i sotëm qytetar ishte vetëm një paralajmërim për Edi Ramën që provokoi përmes policisë ta fuste këtë demostrim në kurthin e dhunës dhe të pushtimit të institucioneve. Sot u dha vetëm paralajmërimi se ‘qytetarët janë të gatshëm ta dëbojnë Ramën’ por ‘presin fillimisht që ai të largohet’. Pjesëmarrja e madhe dhe aktet simbolike ishin mënyra sesi ky mesazh u transmetua. Siç duket në hapin tjetër, ky mesazh force dhe racionaliteti do ti jepet edhe kuvendit, ndërkohë që herën e tretë do të arrihet objektivi, gjë të cilën demostrimi i sotëm e ka treguar se ky grumbullimi qytetar, dhe me nervin që e përshkonte, nuk ka asnjë problem për ata arritur.

    Së treti, demostrimi i sotëm ishte një mesazh i qartë për të gjithë skeptikët dhe dyshuesit; ky akt qytetar dhe lidershipi i opozitës treguan se nuk ka asnjë kompromis të fshehtë mes opozitës dhe Edi Ramës. Se opozitës është në mbështetje pa asnjë mëdyshje të realizimit të halleve dhe shqetësimeve të qytetarëve dhe në krye të drejtimit të kësaj proteste për largimin/dëbimin e Edi Ramës.

    Së katërti, demostrimi masiv qytetar ishte një mesazh për të gjithë ndërkombëtarët që naivisht mendonin se kjo do të ishte protesta opozitare e rradhës. Që deklaronin me keqdashje dhe pa asnjë bazë informacioni apo arsyetimi të shëndoshë se ky demostrim do të ishte një protestë me pjesëmarrje modeste dhe se Rama e ka nën kontroll situatën sic ai i kishte mashtruar në takimet apo darkat/drekat abondante. Kjo protestë supermasive por edhe energjike i tregoi atyre të vërtetën dhe realitetin e gjendjes së mjerueshme e katastrofike në të cilën gjendet Shqipëria dhe arsyet përse shqiptarët emigrojnë drejt vendeve të tyre.

    Ky demostrim force dhe racionaliteti i qytetareve të Shqipërisë u tregoi ndërkombëtarëve gjithçka mbi realitetin shqiptar, atë që ata dinë dhe bëjnë sikur s’dinë apo atë pak që ata s’dinë sepse janë të mashtruar nga Rama. Shpresoj që disa nga ndërkombëtarët të jenë ndriçuar sado pak sot dhe të jenë qartësuar se shqiptarët e dinë se çfarë ata mendojnë dhe çfarë gënjeshtrash ju tregon Rama për të mos thënë që ata ishin në shesh për të zbuluar edhe ato raste të kompromentimit që atyre tenton Rama t’ju bëjë me paratë e pista kë korrupsionit, krimit e të trafiqeve për tju blerë minimalisht heshtjen.

    Së pesti, demostrimi u mbyll me mesazhin e vijimit/vazhdimësisë, për të arritur me vendosmëri e durim objektivin. Por edhe të suksesit të realizuar në hapin e parë, duke deklaruar se opozita nuk e njeh më Ramën për kryeministër. Rama është i rënë moralisht e politikisht për të gjithë ata qytetarë në protestë por edhe mijra e mijra të tjerë; mbeten vetëm që ai të (vetë)largohet ligjërisht, butësisht e pa dëme, ose të dëbohet, kostot e së cilës do ti shtohen bëmave dhe zullumit të deritanishëm, për të cilin edhe ndëshkimi do të jetë shembullor e i merituar për një qënie autoritare, hajdute, kriminale që për shkak edhe të karakterit të tij pervers është bërë i neveritshëm dhe i padurueshëm për shqiptarët, por edhe i rrezikshëm edhe në sytë e shumë partnerëve ndërkombëtarë.

    Së gjashti, demostrimi qytetar evidentoi po ashtu panikun dhe frikën që kanë mbërthyer Ramën dhe kupolën e tij si dhe marrëzinë dhe dritëshkurtësinë e sjelljes së strukturave drejtuese të policisë për të vepruar më të gjithë mjetet dhe substancat e blera po që përdoren në vendet që ushtrojnë dhunë mbi qytetarët e tyre. Kjo sjellje e policisë, në pamje të parë kriminale, ndaj qytetarëve në revoltë duhet hetuar dhe duhen ndëshkuar përgjegjësit duke paralajmëruar që ajo do të mbahet shënim.

    Së fundmi, kjo protestë dha mesazhin e qartë se qytetarët mbeten të vendosur dhe të angazhuar për të arritur në ditët dhe javët në vijim objektivin e vendosur…Tanimë jo vetëm objektivi është i qartë, por edhe rruga është e ndriçuar dhe mënyra është përcaktuar. Mbetet gjithçka çështje kohe. maturie dhe durimi për ti shkuar kësaj rruge deri në fund…

    Fundi i Ramës është i qartë: (vetë) largim ose dëbim…

    Ky ishte vetëm fillimi i fundit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *