• |
ide | kryesore

Radikalizimi i Bashës: “PD do të djegë mandatet, nuk bëhemi fasadë”

Lajme



Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përdorur protestën e djeshme si një shkak, me vlerë referendare tha ai që opozita të vendosë djegien e mandateve të saj në Parlament. I akuzuar shpesh nga kritikët e tij si një politikan me profil të butë opoziatar lideri i PD deklaroi se” Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj.”Basha tha se e ka lexuar siç duhet mesazhin që i erdhi nga protesta.

Ndaj deklaroi se do ti propozojë grupit parlamentar që të marrin vendimin për të djegur mandatet.

“Ne përballë nuk kemi një kryemninistër dhe parti politike, por një bandë. Ka ardhur në pushtet nëpërmjet bandave dhe për llogari të bandave. Ju siguroj që unë e kam kuptuar mesazhin tuaj, ai është i qartë, kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe derdhur. Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti.  Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, tha ai.

Nëse do të shkonte drejt këtij obsioni ky do të qe hapi më radikal i Bashës në kryesimin gati 6 vjeçar të PD-së e cila tashmë ka denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin, vjedhjet galopante të Edi Ramës me oligarkët dhe ka provuar me anë të përgjimeve blerjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me trafikantët e drogës.

E vetmja gjë që Basha nuk sqaroi në prononcimin e vet, ishte roli i aleatit tjetër të madh në opozitë, LSI-së. Jo më larg se të enjten e kaluar, Monika Kryemadhi, e pyetur në emisionin “Opinion” e mohoi një mundësi të tillë duke deklaruar se mandatet e partisë së saj janë mandate te fituara me gjak dhe ato nuk i takojnë deputetëve por popullit.

©Lapsi.al 



14 Comments

  1. Kastriot Islami – 09:46, 17/02/2019
    Grumbullimi qytetar më i madh e më madhështor në 28 vjet demokraci duket se ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit për zgjedhje të lira e të ndershme. Një demostrim paqësor, dinjitoz, energjik e racional.

    Një goditje e fortë dhe e fuqishme por e matur drejt arritjes së objektivit final. Një ngjarje e shikuar dhe dëgjuar edhe ndërkombëtarisht. Një përmbyllje për të vijuar më tej, në një rrugë tashmë të ndriçuar dhe me të gjithë arsenalin e mënyrave e mjeteve adekuate dhe me dëshirën e madhe, racionalitetin e maturinë e nevojshme për të arritur me sukses objektivin e mirëpërcaktuar qartësisht e saktësisht…

    Realisht ajo që duhej e pritej, edhe në kohë edhe në hapësirë, edhe në sasi edhe në cilësi, edhe për dashamirësit edhe kundërshtarët, edhe për optimistët edhe për skeptikët, edhe për të moderuarit edhe për radikalët, edhe për ata që ishin në protestë edhe për ata që nuk kishin mundësi të ishin…pra ajo që duhej dhe pritej nga të gjithë ata që kanë halle e probleme dhe kanë inteligjencën minimale të kuptojnë racionalisht se si mund të arrihet një objektiv i tillë i vështirë dhe kompleks.

    Opozita ka përcaktuar prej kohësh si objektiv:

    Zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Qytetarët në protestë dhanë kontributin për t’ju afruar me sukses realizimit të këtij objektivi, sukses që duket se do të arrihet pa asnjë dyshim në ditët apo javët në vijim. Pikërisht lidershipi i opozitës tregoi se është i vendosur për arritjen e këtij objektivi. Të gjithë ata që janë në opozitë me këtë qeveri s’kanë më asnjë dyshim se objektivi për largimin/dëbimin e Ramës është e vetmja zgjidhje për të nxjerrë vendin nga gjendja ku ndodhet dhe se ky objektiv është i realizueshëm me sukses në ditët e javët në vijim.

    Pjesëmarrja qytetare ishte sot e paprecedentë:

    Sot shqiptarët dhe publiku ndërkombëtar kanë qenë dëshmitarë të demostrimit më të madh qytetar të historisë modern të Shqipërisë. Nuk ka pasur asnjëherë tjetër më parë në Shqipëri një grumbullim qytetar më të madh se sa demostrimi i sotëm i datës 16 shkurt 2019. Sot në këtë demostrim masiv qytetar ishte e përfaqësuar e gjithë Shqipëria nga të 12 qarqet e vendit. Pjesëmarrja në këtë demostrim ishte në shumicë dërmuese qytetare. Ky ishte po ashtu një demostrim i qytetarëve me vullnet të lirë, që kishin ardhur në këtë demostrim për shkak të halleve e problemeve të shumta që ju ka krijuar Edi Rama me qeverisjen e tij.

    Demostrimi i qytetarëve ishte me nerv por racional…

    Të gjithë qytetarët pa përjashtim vinin në këtë protestë, të qartë edhe për hapat që duheshin hedhur për të arritur objektivin por edhe për mënyrën se si ky hap i ndërmjetëm do të hidhej. Ata ishin në këtë demostrim me mëndje të qartë dhe me zemër.

    Të gjithë aktet e qytetarëve kishin shumë nerv, por edhe shumë racionalitet. Demostrimi ishte energjik, por i ‘vetë)kontrolluar, pra i mirëmenduar dhe (vetë) mirëmenaxhuar. Qytetarët arritën po ashtu të shmangin provokimet e policisë dhe kurtihn e Ramës për ti përfshirë ata në akte dhune apo zaptim insititucionesh. Ndërkohë që largimi i kërpudhës ishte vetëm një kat simbolik i heqjes së maskës artistike të krimit dhe korrupsionit të qeverisjes së Edi Ramës. Kurse ‘heqja’ e mbulesës së zezë nga hyrja e kryeministrisë ishte një akt tjetër simbolik, që mund të thuhet se e nxorri Ramën nga ‘shtëpia e orgjive të korrupsionit, krimit e trafiqeve’ ku ishte fshehur pas vellos së zezë.

    Mesazhet e kësaj proteste qytetare ishin të shumta:

    Së pari, Rama me siguri ka kuptuar se i kanë mbetur dy alternativa: Ose të largohet paqësisht për ti hapur rrugën krijimit të një qeverie tranzitore për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ose të dëbohet nga qytetarët pas një ose disa përballjesh me revoltën dhe zemërimin ekstrem qytetar.

    Së dyti, akti i sotëm qytetar ishte vetëm një paralajmërim për Edi Ramën që provokoi përmes policisë ta fuste këtë demostrim në kurthin e dhunës dhe të pushtimit të institucioneve. Sot u dha vetëm paralajmërimi se ‘qytetarët janë të gatshëm ta dëbojnë Ramën’ por ‘presin fillimisht që ai të largohet’. Pjesëmarrja e madhe dhe aktet simbolike ishin mënyra sesi ky mesazh u transmetua. Siç duket në hapin tjetër, ky mesazh force dhe racionaliteti do ti jepet edhe kuvendit, ndërkohë që herën e tretë do të arrihet objektivi, gjë të cilën demostrimi i sotëm e ka treguar se ky grumbullimi qytetar, dhe me nervin që e përshkonte, nuk ka asnjë problem për ata arritur.

    Së treti, demostrimi i sotëm ishte një mesazh i qartë për të gjithë skeptikët dhe dyshuesit; ky akt qytetar dhe lidershipi i opozitës treguan se nuk ka asnjë kompromis të fshehtë mes opozitës dhe Edi Ramës. Se opozitës është në mbështetje pa asnjë mëdyshje të realizimit të halleve dhe shqetësimeve të qytetarëve dhe në krye të drejtimit të kësaj proteste për largimin/dëbimin e Edi Ramës.

    Së katërti, demostrimi masiv qytetar ishte një mesazh për të gjithë ndërkombëtarët që naivisht mendonin se kjo do të ishte protesta opozitare e rradhës. Që deklaronin me keqdashje dhe pa asnjë bazë informacioni apo arsyetimi të shëndoshë se ky demostrim do të ishte një protestë me pjesëmarrje modeste dhe se Rama e ka nën kontroll situatën sic ai i kishte mashtruar në takimet apo darkat/drekat abondante. Kjo protestë supermasive por edhe energjike i tregoi atyre të vërtetën dhe realitetin e gjendjes së mjerueshme e katastrofike në të cilën gjendet Shqipëria dhe arsyet përse shqiptarët emigrojnë drejt vendeve të tyre.

    Ky demostrim force dhe racionaliteti i qytetareve të Shqipërisë u tregoi ndërkombëtarëve gjithçka mbi realitetin shqiptar, atë që ata dinë dhe bëjnë sikur s’dinë apo atë pak që ata s’dinë sepse janë të mashtruar nga Rama. Shpresoj që disa nga ndërkombëtarët të jenë ndriçuar sado pak sot dhe të jenë qartësuar se shqiptarët e dinë se çfarë ata mendojnë dhe çfarë gënjeshtrash ju tregon Rama për të mos thënë që ata ishin në shesh për të zbuluar edhe ato raste të kompromentimit që atyre tenton Rama t’ju bëjë me paratë e pista kë korrupsionit, krimit e të trafiqeve për tju blerë minimalisht heshtjen.

    Së pesti, demostrimi u mbyll me mesazhin e vijimit/vazhdimësisë, për të arritur me vendosmëri e durim objektivin. Por edhe të suksesit të realizuar në hapin e parë, duke deklaruar se opozita nuk e njeh më Ramën për kryeministër. Rama është i rënë moralisht e politikisht për të gjithë ata qytetarë në protestë por edhe mijra e mijra të tjerë; mbeten vetëm që ai të (vetë)largohet ligjërisht, butësisht e pa dëme, ose të dëbohet, kostot e së cilës do ti shtohen bëmave dhe zullumit të deritanishëm, për të cilin edhe ndëshkimi do të jetë shembullor e i merituar për një qënie autoritare, hajdute, kriminale që për shkak edhe të karakterit të tij pervers është bërë i neveritshëm dhe i padurueshëm për shqiptarët, por edhe i rrezikshëm edhe në sytë e shumë partnerëve ndërkombëtarë.

    Së gjashti, demostrimi qytetar evidentoi po ashtu panikun dhe frikën që kanë mbërthyer Ramën dhe kupolën e tij si dhe marrëzinë dhe dritëshkurtësinë e sjelljes së strukturave drejtuese të policisë për të vepruar më të gjithë mjetet dhe substancat e blera po që përdoren në vendet që ushtrojnë dhunë mbi qytetarët e tyre. Kjo sjellje e policisë, në pamje të parë kriminale, ndaj qytetarëve në revoltë duhet hetuar dhe duhen ndëshkuar përgjegjësit duke paralajmëruar që ajo do të mbahet shënim.

    Së fundmi, kjo protestë dha mesazhin e qartë se qytetarët mbeten të vendosur dhe të angazhuar për të arritur në ditët dhe javët në vijim objektivin e vendosur…Tanimë jo vetëm objektivi është i qartë, por edhe rruga është e ndriçuar dhe mënyra është përcaktuar. Mbetet gjithçka çështje kohe. maturie dhe durimi për ti shkuar kësaj rruge deri në fund…

    Fundi i Ramës është i qartë: (vetë) largim ose dëbim…

    Ky ishte vetëm fillimi i fundit…

  2. Do te ishte akti me i forte opozitar ne historine demokratike te Shqiperise. Nuk e beri as Nano, as Berisha as Rama( ky i fundit as ne endrrat me te sketerrshme nuk e ka pare). Per me teper vjen pas nje proteste madheshtore si e djeshmja qe nxit pritshmeri realiste per ardhjen e opozites ne pushtet. E keqja eshte majisur shume.

    1. deri sa te vij merkeli apo ndonje senator amerikan e ti kape per beshi e ti coje ne parlament duke i mesuar se parlamenti eshte tempulli demokracise e jo rruget e bathores apo paskuqanit. o cdo kenaqemi prape me keta kaqola. me keq se cadra do u dale

      1. O zot se në çfarë marrëzishë i varin shpresat militantët e Ramës që dëgjojnë sharllatanin Spartak Ngjela. Do të vikërka një senator amerikan apo europian i Merkelit, e do të detyrojë deputetët e opozitës shqiptare që të rimarin mandatet për të shpëtuar Ramën ?????????????
        Thuaj shyqyr që PD ja hoqi dyshimet e merrakun e madh Bushatit që nuk e kishte me shaka ate punën e djegjes së mandateve.
        Nja pesë deputetë të LSI, nuk kanë pritur të mblidhet grupi i tyre parlamentar e janë deklaruar në rrjetet sociale që janë të vendosur të lëshojnë mandatet, kështuqë Bushati të mos mbajë shpresë tek LSI për të shpëtuar Ramën.

  3. DJEGJA E MANDATEVE ESHTE NJE VEPRIM I DUHUR PER TE MOS THENE I VONUAR.
    Nese e marrim nga ana e numrit te protestuesve praktikisht protesta ja arriti qellimit por kjo vetem sa e shkund dhe nuk e rrezon qeverine . Edhe shume te tjere donin te shkonin por jane dy arsye per mendimin tim qe i penguan te mos shkojne ne proteste 1 -nuk kishin mundesite financiare dhe 2-nuk jane akoma te bindur qe opozita eshte zgjidhja apo alternativa e duhur kur ajo nuk i ka vendosur akoma pikat mbi “i”.
    Persa i perket pikes se pare asaj financiare, dihet qe nuk eshte faji i opozites por i te gjatit tone qe e ka çuar kete popull drejt mjerimit dhe kete vend drejt humneres .
    Ndersa per piken e dyte opozita dhe ne veçanti z.Basha ka shume per te thene dhe per te bere.
    Edhe pse e kerkoi me ngulme votimin dhe numerimin elektronik ne protestat e 2017 deri sot nuk ka thene asnje gje per sistemin zgjedhor dhe menyren e votimit dhe numerimit.
    Nuk ka thene asnje gje se si do ta eleminoje elementin kriminal ne votime .
    Nuk ka thene asgje se si do ta eleiminoje blerjen e votes .
    Nuk ka thene asnje gje per punesimet e shfrenuara ne administraten qendrore dhe vendore kur dihet qe numri i punonjesve shteteror nga 87 mije ka shkuar ne 170 mije.
    Nuk ka thene aq sa duhet per PPP-te dhe kompanite Off Shore.
    Nuk ka thene aq sa duhet per Arsimin , do ta shfuqizosh kete ligj por si do jete ligji jote? Si do veprohet me Shendetesine ?
    A do jene prioritet nga ju Bujqesina dhe Turizmi dhe si do ta beni?
    Nje rendesi e veçante i duhet kushtuar ZGJEDHJEVE VENDORE .
    Si do shkoni ne zgjedhjet lokale , me kandidate te perbashket , po si do zgjidhen ?
    Zgjedhjet lokale jane shume deçizive per Opoziten . Kur dihet se nje nga kushtet kryesore qe opozita te kerkoje zgjedhje parlamentare te parakohshme eshte qe te marre minimalisht 35 Bashki .
    Ka shume pyetje qe nuk kane marre shpiegime nga ju prandaj eshte detyre e juaja dhe e PD-se qe t’ju jepni shpiegim qe te beheni te besueshem dhe te largoni dyshimet apo skepticizmin e popullit ndaj jush dhe te tregoni qe nuk jeni ata te paret qe zhgenjyet popullin dhe elektoratin tuaj .
    Keni bere aleance me LSI , PAA , PR , LZHK etj dhe se fundmi me PDIU por nuk i keni shpieguar akoma elektoratit se si do shkohet ne zgjedhjet lokale . Hiq PAA-ne , PR-ne dhe LZHK-ne qe nuk kane kryetare te zgjedhur po me LSI-ne dhe PDIU-ne si do veproni
    ,kur dihet qe LSI ka shume bashki te fituare(rreth 8- 10) gjithashtu edhe PDIU (tre) ?
    E beje kete pyetje sepse ne 2015 elektorati i PD ishte kundershtare me keta qe fituan dhe jane zene fyt me fyt me ta , biles perveçse ofendimeve reciproke ne shume raste qe di une kane nxjerre edhe armet kundra njeri – tjetrit a do ti kandidosh perseri ne qershor keta kandidat ? Qe partite aleate do marrin kandidate ne disa bashki ku ata dhe ju mendoni se jane te fuqishem kjo dihet por menyra e zgjedhjes se tyre te jete e mire menduar dhe e mire keshilluar me elektoratin e PD.
    Nje keshille e imja do ishte qe asnje nga emrat e LSI –se dhe PDIU-se (ne rastin qe do marrin kandidat) mos te dale me te njejtit emra qe ka aktualisht , se me shume mundesi per te mos thene ne menyre absolute jane te humbur .
    Nje keshille tjeter e imja do te ishte pse nuk ja lini Durrsin PAA-se kur dihet qe atje Agron Duka eshte shume I fuqishem?
    Djegja e Mandateve eshte hapi jot i pare dhe kryessor . Bej “Mea Culpa” , reflekto nga gabimet e paraardhesit tend , jepi besim elektoratit duke luftuar korrupsionin , kriminelet dhe bythe lepiresit , oligarket , PPP-te , kompanite Off Shore etj .
    Jepi perparesi Arsimit , Bujqesise dhe Turizmit dhe e fundit dhe me kryesorja : Mendo vetem per te miren e ketij populli te shumevuajture , bej ligje qe ti sherbejne atij dhe jo oligarkeve dhe do shikosh se do jesh fitues , biles mund te hysh edhe ne histori .

  4. Vendim i rrezikshem, por ne fund do rezultoi i drejte. Opozita sot, me banda e kriminele ne rruge, me njerez me shume leke ne terren po ashtu, nuk ka asnje mundesi ti fitoj zgjedhjet, qe vetem zgjedhje nuk jane.
    Ioozita duhet te dale ne rruge, ti therras njerezit dhe mbeshtetesit ne rruge, te behen bllok qe ky qelbesire kryeminister, mos vazhdoj te vjedh dhe provokoj me.
    Kush eshte kundra dhunes, eshte pro Rames. Plumbi del me plumb.

  5. Njerezit duhet te protestojne, te kerkojne te drejtat e tyre, te dalin kundra korrupsionit, rritjes se cmimit te energjise elektrike, kunder rritjes taksave, te shprehin revolten dhe kurre mos tremben.
    Nese do rrime ne shtepi, keta qe jane , me shume do na vjedhin, do na dhunojme, dhe shfrytezojne. Rama eshte kryeminister me vota te vjedhura. Nuk ka legjitimitet.

  6. Byroistet e vjeter dhe te rinj te pd ne nje linje me byroistin e ps por I bere I pd kaci qe per saliun ka thene do tja thyejme kafken,ju lumte byroisteve por prisni te flase kumbari I partise pastaj turruni ju skllevrit e saliut,nuk ju lejohet juve te flisni para kryevrasesit me pagese saliut,ta gezoni Kacin e Zi si I thonte saliu

  7. Merrni dhe mazhorancen me vete se na jeni ber kancer qe te gjith!Shporruni si klas politike e te dalin breza te rinj politikanesh qe dijn te lidhin dy fjal e kan aq moral sa te mos e rrjepin popullin deri ne brek

  8. Kjo eshte Cadra 2.0. Kete radhe do jete cader virtuale. Do rrotullohen si pordha neper breke nja tre muaj duke bertitur derisa nderkombetaret dhe usa tu thone perdite qe debati ne shoqeri demokratike behet ne parlament e jo jashte tij, dhe ne fund gjoja te bindur nga ndonje politikan i larte gjerman apo amerikan do hyjne me bisht nder shale prape ne parlament, te dhjere po krenare pas ca kockave qe do u hedhe Rama.

  9. O sa mire
    ishalla po del ndonje parti e re ti zere vendin
    si psh studentat apo si syriza ne greqi e 4 yjet ne itali
    o zot degjoji lutjet tona
    sduam me keto politikane te konsumuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *