• |
ide | kryesore

Rekordi i Pizarro, është shënuesi më i vjetër në Bundesliga

Sport



Claudio Pizarro ka shënuar në të 96′ golin që i lejoi Werder Bremen të rrëmbejë një barazim të cmuar në transfertën e Hertha Berlin, por që personalisht e ka futur peruanin në historinë e Bundesliga. Pizarro, në moshën 40 vjec e 136 ditë, është bërë shënuesi më i vjetër në kampionatin gjerman. Sulmuesi peruan ka thyer kështu rekordin e një tjetër futbollisti të Werder, Miraslov Votava që në vitin 1996 kundër Stuttgard gjeti rrugën e rrjetës në moshën 40 vjec e 121 ditë. “Është dicka shumë e vecantë e jam mjaft krenar. Faleminderit të gjithëve për komplimentat dhe mbështetjen” shkruhet në postimin e amerikano jugorit në Instagram.

Për Pizarro bëhet fjalë për golin e 148° në 291 ndeshje me fanellën bardhejeshile dhe nuk mund të mungonte vlerësimi për futjen në histori edhe nga klubi i Werder.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *