• |
ide | kryesore

Spalletti pickon përsëri Icardi: “Do më pëlqente të vinte të festonte në dhomat e zhveshjes”

Sport, Video



Fitorja 2-1 kundër Sampdoria i ka dhënë frymëmarrje Inter, por zikaltrit vazhdojnë të shqetësohen nga cështja-Icardi. Sulmuesi argjentinas, i zhveshur nga shiriti i kapitenit, është parë në stadium për të ndjekur skuadrën kundër ish-skuadrës, por me kaq nuk është se problemet u fshinë: “Jam i kënaqur që erdhi në stadium – ka komentuar Spalletti -. Do të preferoja më shumë nëse do të vinte në dhomat e zhveshjes të festonte me ne në fund të ndeshjes, por mendoj se ishte i kënaqur për fitoren si të gjithë”.

Suksesi kundër dorianëve erdhi në fund të një ndeshje të komplikuar e të luftuar për Inter: “Në pjesën e parë ishte prezente frika se mos gabonim – ka thënë Spalletti pas ndeshjes -, Samp u tregua e aftë të luante symbyllur me kualitetet që ka dhe na krijoi probleme. Edhe për skuadrën nuk ishte e lehtë të jetë gjithnjë e corientuar nga këto situata”.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ap/AprL.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *