• |
ide | kryesore

Thaçi: Gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet herët ose vonë

Lajme, Të fundit



Presidenti Hashim Thaçi është shprehur ditën e sotme, në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, se mund të arrihet një marrëveshje paqësore me Serbinë, por kurrë nuk do të harrohet gjenocidi serb, duke shtuar se herët ose vonë ai do të ndëshkohet.

“Edhe mund të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë, por kurrë nuk do të harrojmë krimet e Serbisë në Kosovë, që për fat të keq kurrë nuk kanë marrë dënimin e merituar, edhe pse herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet”, ka thënë Thaçi.

Më tej presidenti i Kosovës është shprehur se sa herë kosovarët kanë qenë të bashkuar me aleatët kryesorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë fitimtarë në çdo pengesë.

“Sa herë që kemi qenë të bashkuar në Kosovë dhe me aleatët tanë, veçanërisht me SHBA-në, kemi dalë fitimtar. E ardhmja mund të jetë e sigurt vetëm nëse jemi të bashkuar”, shtoi ai.



2 Comments

  1. Haha. Thaci eshte edhe i pacipe dhe fyen rende.
    Si do ndeshkohet gjenocidi i Serbise duke copetuar Kosoven dhe duke i dhene cfare kerkon?!
    Merreveshje me Serbine do ishte ideale por nese nuk arrihet cfare do ndodhte? Cfare e ka gjetur Singaporin e Taiwanin qe nuk jane ne OKB? Cfare perfiton Thaci nga marreveshja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *