• |
ide | kryesore

Video/ Laçi mban hapur kampionatin, Partizani konteston penalltinë vendimtare: “Nuk ka më futboll”

F1, Sport, Video



Mund të ishte e diela që Partizani do ti afrohej më shumë se kurrë titullit kampion që mungon që nga 1993 në palmaresin e të kuqve, por Laci rezultoi pengesë e pakalueshme, për më tepër kur ndeshja u vendos nga një episod, që për teknikun e të kuqve Skënder Gega është i papranueshëm. “Ndeshjen e patë – tha tekniku pas sfidës – por nuk dua të merrem me arbitrat. Nuk e them fjalën e fundit në fillim. Sot penalltia vendosi shumë. Tani gjithçka ka mbaruar. Me atë penallti, nuk ka më futboll. Zëre se nuk ekziston kjo ndeshje. Do vazhdojmë me 8 pikë larg kundërshtarëve.

Kishte tetë javë që të kuqtë nuk njihnin humbje, e fundit e marrë në Vlorë në atë 1-0 përballë Flamurtarit. Këtë herë disfata djeg edhe më shumë, duke qenë se ishte mundësia për ta çuar në 10 pikë diferencën me vendin e dytë, që është pronë e Teutës, pasi durrësakët mundën Kukësin një ditë më parë.

Laçi e vuri në sfidë të vështirë skuadrën e Gegësm, pavarësisht se minuta e 11, kur Kola akordoi penalltinë e shndërruar në gol nga Shtubina, pretendohet si faull jashtë zonës. Partizani bëri pak, për të dalë me sukses nga një transfertë si ajo e Lacit, kundër një skuadre që i ka hapur gjithnjë punë Partizanit.

Ndoshta ishte fakti i vetëkënaqësisë, apo dy humbjet radhazi kishin karikuar si duhet kurbinasit, por Partizani dështoi të bënte hapin që do ti kishte dhënë, në mos matematikisht, titullin, do ti kishte cimentuar një avantazh që as prezenca e Kukësit dhe e Teutës, e me ndeshjet direkte për tu luajtur, nuk do ta kishte vënë në rrezik. Por durim. Gjithcka duhet të nisë nga 7 pikë avantazh…



1 Comment

  1. Nuk ka me futboll por ka dhe do te kete Don Duke Zemuni.Sa te jete Duka i krimit ne krye te futbollit sigurisht qe keshtu do perdoren arbitrat..Nese arbitri do drejtonte me profesonializem atehere ja tregonte vendin Don Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *