• |
ide | kryesore

350 mijë dollarë – Bashkëshorti i Spiropalit ia dha tenderat vëllait të Elisës

Lajme, Të fundit



Nga Boldnews.al

Një trekëndësh biznesi ndërmjet Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit), Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit) ka shënuar ndoshta një prej skemave më arbitrare të konfliktit të interesit me tenderat bazuar në disa dhjetëra dokumente të hetuara ekskluzivisht nga BoldNews.al. Të paktën 350 mijë dollarë është shifra e përfitimeve që ka realizuar ky trekëndësh, që tabanin e vet e ka të mbështetur në karrierën politike të zonjës Spiropali.

Por le ta nisim nga fillimi këtë histori.

Elisa Spiropali ishte një prej dy drejtoresha beqare, të cilave kryeministri Edi Rama u besoi drejtoritë më të rëndësishme fiskale shqiptare, menjëherë pasi mori mandatin e tij të parë, pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Sot, Elisa Spiropali ka ecur shumë në karrierë. Ajo u emërua pak kohë më parë në postin e Ministres së Shtetit dhe qëndron në krahun e majtë të Kryeministrit Edi Rama në ulëset e Parlamentit.

Spiropali, bashkëpunëtore e ngushtë e Erion Veliajt në organizatën “Mjaft” iu bashkua ekipit të Edi Ramës në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. Zgjedhja e saj u pa me shumë skepticizëm, si nga qytetarët, por edhe nga vetë socialistët, për shkak të moshës, përvojës dhe lidhjeve të pakta me Partisë Socialiste.

Megjithë skepticizmin, Spiropali e mori me zell detyrën e re. Ajo angazhoi strukturat e hetimit doganor për të nisur një valë kontrollesh, sidomos ndaj biznesit të madh, me argumentin zyrtar për të luftuar kontrabandën dhe informalitetit. Kundërshtarë të saj, por edhe biznesmenë të ndryshëm flisnin se fushata kundër kontrabandës, ishte më shumë një fushatë “gjobvënieje”.

Por, përtej akuzave publike apo nën zë, Elisa Spiropali nuk u përball asnjëherë me organet e drejtësisë.

Paralelisht me zhvillimet pozitive në karrierën zyrtare, Elisës po i ecnin mbarë punët edhe në aspektin personal. Ajo ishte një prej atyre vajzave, tek e cila shprehja “me fat në punë, pa fat në dashuri” nuk qëndron.

Spiropali u emëruar nga Edi Rama si drejtuese e Doganave për shkak të statusit të saj civil, beqare. Megjithatë, njerëz pranë saj e dinin se ajo kishte një lidhje të qëndrueshme disa-vjeçare me një djalosh me origjinë nga Tepelena, por që familja e tij kishte vite që jetonte në Fier, Salarjon Totaj.

Elisa dhe Salarjoni janë njohur në ditët e vështira të grevës së urisë që Partisë Socialiste zhvilloi në vitin 2010. Thonë që “dashuritë e lindura në kushte ekstreme nuk i qëndrojnë kohës”. Sërish Elisa është një prej atyre vajzave, e cila i thyen këto klishe.

Lidhja e tyre u forcua më shumë pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste. Salarjoni, si shpërblim për angazhimin e tij politik, emërohet Drejtor i Ujësjellësit të Fierit, një institucion shumë i rëndësishëm në një prej qyteteve më të mëdha të Shqipërisë.

Këto ishin lëvizjet publike të çiftit të pa-zyrtarizuar Spiropali-Totaj. Ndërkohë, edhe familjarët e tyre kishin nisur të lëviznin, për të siguruar benefitet nga pushteti i ri.

Në Gusht 2013, pak javë para se Elisa të merrte postin e premtuar të Drejtoreshës së Doganave, vëllai i saj mendon që t’i hyjë botës së biznesit.

Vëllai dhë krushku

Enkli Spiropali, një djalosh 25-vjeçar që pëlqente jetën e Bllokut, një ditë të bukur del nga Tirana dhe regjistrohet si biznesmen në Fier. Kompania e emërtoi “Solomon Constuction” dhe kishte për objekt “Import-eksport të artikujve industrialë dhe ushqimorë, makineri dhe materiale ndërtimi”.

Kapitali fillestar i “Solomon Construction” ishte 100 mijë lekë të reja dhe dukej e paqartë se ku do të gjendeshin fondet për të vënë në lëvizje këtë sipërmarrje të madhe.

Skema Totaj-Spiropali vendoset menjëherë në lëvizje. Në 27 Mars 2014, kompania e Enklit shpallet fituese e një tenderi të zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit, me vlerë 6.6 milionë lekë të reja për “Blerje materiale për ofiçinë”.

Organizatorët e kësaj skeme e kishin të qartë që ky tender mund të ishte fundi i shpejtë për të gjithë, pasi mund të përballeshin me pasoja ligjore. Ndaj morën menjëherë masat për të fshehur gjurmët. Vetëm 4 ditë pasi Enkli Spiropali fitoi tenderin ai vendos të shesë kompaninë e tij.

Por edhe ky operacion i shitjes ishte menduar me kujdes. Paratë e fituara në tenderin nuk duhet të largoheshin nga duart e atyre që e organizuan. Dhe zgjidhja u gjet shumë shpejt.

Më 1 Prill 2014, Enkli Spiropali i shet kompaninë një bashkëmoshatari të tij nga Frakulla e Fierit, Marjus Memushaj. Pronari i ri i kompanisë “Solomon” ishte një njeri i besuar i Salarjon Totës, kushëriri i dytë i tij. Babai i Salarjonit dhe babi i Marjusit janë djalë halle-djalë daje me njeri-tjetrin.

Skema e shitjes së kompanisë funksionoi. Askush nuk mund të dyshonte në lidhjen ndërmjet Salarjon Totaj dhe Marjus Memushaj, për shkak të mbiemrave të ndryshëm.

Marjus Memushaj pagoi për kompaninë “Solomon” 100 mijë lekë, aq sa ishte vlera që Enkli Spiropali e kishte regjistruar biznesnin e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ndërkohë, blerësi i ri mori bonus edhe tenderin 6.6 milionë lekë. I cili, nuk ishte i vetmi që “Solomon Construction” ka fituar nga Ujësjellësi i Fierit, që drejtohej nga Salarjon Totaj.

Në 8 Janar 2015, “Solomon Construction” fiton tenderin e organizuar nga Ujësjellësi i Fierit, për “Blerje elektromotori pompe”, me vlerë 700 mijë lekë,

Në Prill 2015, kompania “Solomon Construction” fiton tenderin e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për “Blerje materiale ndërtimore” me vlerë 4.4 milionë lekë të reja;

Në Qershor 2015, “Solomon” fiton tenderin e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për “Blerje materiale ofiçine”, me vlerë 6.3 milionë lekë të reja;

Në Janar 2016, kompania “Solomon” përfiton nga Ujësjellësi i Fierit shumën 1.2 milionë lekë të reja, si shtesë e kontratës për blerje materiale ofiçine.

Në Maj 2016, “Solomon” fiton tenderin e Ujësjellësit të Fierit për riparimin e elektromotorëve dhe pompave. Vlera e tenderit ishte 7.4 milionë lekë të reja.

Po në Maj 2016, kompania “Solomon” fiton edhe një tender tjetër të zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për “blerje materiale ofiçine”. Vlera e tenderit ishte 6.7 milionë lekë të reja.

Në Shtator 2016, kompania “Solomon” merr edhe një fond prej 1.4 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit, si shtesë kontrate për riparimin e elektromotorëve dhe transformatorëve”.

Kërkimi i “Boldnews.al” për tenderat e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit përfundon në këtë periudhë. Në Shtator 2016, Salarjon Totaj largohet nga drejtimi i këtij institucioni.

Ai u largua, pasi i kishte siguruar kompanisë së kushëririt të tij, Marjus Memushaj të fitonte tendera në vlerë totale prej rreth 35 milionë lekë (350 mijë USD) në rreth dy vjet.

Një vëzhgim në regjistrin e prokurimeve publike tregon se kompania “Solomon” ka fituar dhe disa dhjetëra tendera të tjerë në institucione të ndryshme publike, çka shton dyshimet se influenca politike e zonjës Spiropali ka funksionuar gjithandej, por implikimi në ujësjellësin e Fierit, është gjurma që kryqëzon trekëndëshin ndërmjet bashkëshortit, vëllait dhe krushkut të saj.



21 Comments

  1. ”” 350 mijë dollarë është shifra e përfitimeve ””

    O Lapsi.. mos e deformo lajmin.. vlera totale e tenderave qe kane mare eshte 350 mij dollare.. por fitimi nuk eshte aq sepse materjalet per te cilat u fituan tenderat ju dhane ujsjellsit te Fierit.. Pra nese marrim nje fitim prej 30% i bie qe fitimi total mund te shkoje ne 100 mije dollare..

    Duke e genjyer ( me dashje) per shumen e fituar ju ja e zhvlersoni dhe kete fakt korrupsjoni se njerzit tani thone .. po genjen lapsi.

    1. Mire , di te thuash ti eshte, por problemi eshte tek korrupsioni i kurves se “skenderbeut …apo jo o ridhjeres..

  2. Xuxu sa per muhabet rama ka tjeter perqindje si ke unaza nje kilometer që Ben 2miljon ero rama e tenderoi 20miljon ero tani sa i bie perqindje e fitimit kete spo kuptoj se spiropalin kam fillu me e kuptu me vones

    1. Nuk e di kush te ka dhene trut e gomarit kur thua qe nje km rruge tek unaza ben 2 miljon euro..por po shoh se ti nuk e ke idene se si behen ndertimet.

      Kur nje km kushton 2 miljon euro dhe qeveria paguan 20 miljon pse nuk del nje kompani private e PDs ta fitoje kete tender , se 2 heret e fundit qe deshtoi oferta me e larte ishte 17,8 miljon ( per pjesen e anuluar te tenderit) .

      Pse nuk krijon ti nje kompani ndertimi , dhe fito tenderin kur qenka fitimi kaq i madh..

      O kementues.. Punoj ne ndertim prej 33 vitesh dhe i di shume mire kostot e ndertimit te veprave te tilla. Ketu do jemi qe oferta me e ulet per ate tender nuk do jete kurre me ulet se 15,1 miljon euro ( se aq kushton realisht ajo pjese e vepres) . Mos beni specialistin per cdo gje. Kur lexoj komente debile si ky me siper qe nje km e asaj vepre te nderlikuar arkitekturore kushton vetem 2 miljon euro me ngrihen qimet e kokes nga injoranca dhe padia te cilen shfytezojne keta palo analista per te sulmuar politikisht ate apo kete parti.

  3. Lereni Marjusin e shkrete se per nje rroge eshte perdorur.
    Salarioni eshte fis hajdutesh per sa mbahet mend, me bab e me gjysh.
    Edhe me kete spiropalin jane bere si tek filmi: dumb and dumber, por ne kete rast eshte: Hajdut dhe me Hajdut.

    Boldnews, apo lapsi. Investigoni cfare skeme ka bere cifti hajduteve gjate nje viti qe ka qene Elisa, drejtoreshe dogana. Kane bere namin, haptazi, si dy torollaker. E duke qene qe spiropali nuk eshte torollake (ndersa salarioni eshte trap), nuk do thoshja “torollaker” po si hajdute te pagopur.

    1. Po kush je ti o kulish Bushtre qe mbake mend gjyshin e fisin e Salarionit e na thenke fiss hajdutash.Po ku ka fiss me te Nderuar e me te Respektuar se fisi Totaj ne gjith jugun..pyete njeher Maman se babai ta paska treguar gabim kete pjes o kurve demokracis..

    2. Po kush je ti o kulish Bushtre qe mbake mend gjyshin e fisin e Salarionit e na thenke fiss hajdutash.Po ku ka fiss me te Nderuar e me te Respektuar se fisi Totaj ne gjith jugun..pyete njeher Maman se babai ta paska treguar gabim kete pjes o kurve demokracis..

  4. Pa EMER, me kete firmen e mendimit tend te saktesise, na dilkerke qe na qenke drejtor i rrugeve, por letrat, e dokumentat e kontratave qe thonin qe per 2 km, do ipeshin 40 milion Euro, po ketu, do na besh ndonje aritmetike, se e mbroke me ”profesion vjedhjen, dhe na thuaj se sa ben nje km, rruge ne shtetet e tjera, qofte edhe me vepra arti, shume here me te medha se ato qe na thua ti. Para se te ofendosh komentuesit, shihe edhe vehten, se mos na je ndonje qe ne keto Km rruge te vjen edhe tya ne xhep ndonje fitim, e me mire thuaj ate qe mendo vete, e mos u mer me mendimet tona, sepse mund te kemi me shume fakte e prova se sa zotesia tende e xhvatjes nga rruget qe mund te na keshe bere, se fundmja e trego dhe komenti tuaj. Inshalla nuk eshte keshtu, por mos i mbro shume keta hajdute e xhvates te taksave tona.

    1. O i Paemer …. une po shkruaja per ate pjese te tenderit qe u anulua dhe per te cilen te gjithe ofruesit kane kerkuar me shume se 17 miljon euro .

      Ne total ajo veper kushton midis 33-35 miljon euro gjithmone nese respektohen te gjitha kriteret e projektit, Cilesia e hekurit, betonit, xhamit qe do izoloje te tere vepren per qellime akustike . Nese pastaj perdoren materjale te cilesise se dobet atehere vlera e saj zbret me 10%-15%.

      Problemi eshte se ne opinion po perhapen ide debile , komplet jashte realitetit sikur ajo veper kushton maximumi 15 miljon euro. GENJESHTRA ME BISHT. Sa me shume tja ulim ( me komente) vleren reale te asaj vepre aq me shume shtojme ( me komente) vjedhjen e RAmes.

      Nese kjo do te ishte e vertete atehere konkuruesit nuk do te ishin 5 si ne rastin e fundit por 25 .

  5. Shoqja Jorgokali e Livizjes ‘Mjaft’ ka bere namin ne dogane. Keto shuma ketu te permendura jane cikerrima. Ajo nuk e vret mendjen cfare thone te tjeret (‘armiqte’) se e ka mire me ‘Skenderbeun e saj’ k/ministrin.

  6. Ketu minimalisht ka konflikt intetesi qe sipas nje formulari ne dokumentat e tenderave duhet te vetdeklarohet pasi eshte e denueshme.Por Rilindja ishteligjivete.Korrupsioni,nepotizmi,vjedhja masive e parave publike,vjedhja e trojeve,kanabizimi i vendit,devijimi i vote popullore keto ishin reformat e Rilindjes.Ne te gjitha keto bema nje dore te forte ka dhene dhe kjo kucka qe ka lexuar shume libra

  7. I kujtoj Spjerdhikalit Alen Delonin, 20 milion Euro, dorëheqjen, rikthimin përsëri në këmbë, me çfarë kosto u pagua rikthimi?

  8. O injorant o mostra te ndyre te sali non grades ti rruni piçken Elises juve ju beni kot gam gam po Elisa ju qin te gjitheve juve o plera te ndyre te sali non grades

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *