• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Mediat amerikane jehonë djegies së mandateve

Lajme, Të fundit



Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka bërë menjëherë jehonë në mediat e huaja. Rrjeti amerikan Fox News raportoi vendimin e Partisë Demokratike për të djegur mandatet dhe për të mos u futur në parlament.

“Ligjvënësit opozitarë planifikojnë të largohen nga parlamenti shqiptar” – ishte titulli i shkrimit në faqen online. Në shkrim bëhet një paraqitje e situatës ku thuhet se partitë opozitare kanë vendosur të lënë mandatet e tyre në parlament.

Fox News citon kreun e PD-së Lulzim Basha që kërkoi një qeveri transitore e cila do të organizojë zgjedhjet e parakohshme. Në shkrim paralajmërohet edhe protesta që opozita do të mbajë të enjten përpara parlamentit.

“Basha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhje të votave duke anashkaluar drejtësinë dhe sistemin gjyqësor” – thuhet në shkrim.

Fox News citon edhe zv.kryeministrin Erion Braçe që e quajti këtë një “lëvizje të parëndësishme”. Sipas Braçes, demokratët nuk duan që të largohen gjyqtarët e korruptuar. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Levizje e parendesishme thote Bisha erion Brace ?!?!?!?Edhe me Sarine na the o mi,mund te lahen duart,e harrove xhepist !!!Duroni,duroni se ju kane kapur me presh ne duar,bumja e vogel ra,bumja e madhe do te bjere rende edhe mbi ju,mi halesh !Po kur ben te fortin ky,o zot si nuk e kam perballe vetem dy min.patjeter qe do rilindte serish !!!Vrima qe t’ju zere nuk ka ?!?!?!?

  2. Mediat amerikane ne gjuhen shqipe,ku eshte jehona e madiave amerikane ketu o lapsi,e ndegjuat cfare tha BE te tjerat jane lloqe,por keni te drejte dhe media e venezueles qe saliu e kishte me qefe

  3. Ore idiote a dini kuptimin dhe perdorimin ne gjuhen shqipe te fjales “jehone”!?
    Cfare mendoni ju se te gjithe jane fshatare injorant qe lexojne vetem titujt!?
    Nuk e kuptoni qe me keto tituj fyeni lexuesit?
    Duke filluar qe sot kurre nuk kam per ta lexuar kete gazete.

  4. O rilindas nga emeri, por rivdekes nga stazhi,,,Kur jua tha Zeri Amerikes qe keni vjedhur votat e blere, i kecyet ne fyt Amerikes, e pate se c;tha debili E quajti kazan edhe ate, por ju shihni mendimet nga disa ne nje europe kurve se sa Amerika qe ka qene gjithemone shpetimi yne. Juve ore aktiviste te sektit kuqale, nuk ju ben me pershtypie, asgje, por gjithenje merrni ndonje thenie te blere e na beni se ja se si e beri europa opoziten. Me qendrimet e kafshimet vokobolare te debilit te sektit, kushdo qe do i ndigjonte e shikonte shtremberimet mimike te ketij bastardi doia kishin thyer turinjte si nje here moti, por ketu ai bastard, ka gjetur shesh, e andaj e ka bere pershesh, por me gjithate, me kete ndodhite e ndodhura, ethet e pushtetit po e zene, e ndofa do e zere perfundemi, e kjo do te ndodhe.

  5. O skifter xixa voa sot e elezit eshte si 55 e balliut,mos i mer kaq seriozisht se do kalosh ne depression me vone ruaj veten se na duhesh per te ejten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *