• |
ide | kryesore

FOTO/ Qeni që emocionoi botën: në dhomën e funeralit të Emiliano Sala, Nala “ruan” të zotin

Sport

E ka pritur gjithë shpresë kthimin e tij në shtëpi, duke qendruar pranë hyrjes kryesore gjatë gjithë kohës që zhvilloheshin kërkimet në kanalin e La Manshit. Me të njëjtën dhimbje ka vigjiluar për orë të tëra hyrjen në dhomët e tij deri në momentin e funeralit.



Nala, qenushja që Emiliano Sala kishte adoptuar në 2015, nuk e la kurrë “vetëm” futbollistin fatkeq argjentinas, që humbi jetën pasi avioni me të cilin udhëtonte nga Nantes në Cardiff u rrëzua në Kanalin e La Manshit. Qeni besnik, përpara lamtumirës së fundit të të zotit të tij, ka bërë për orë të tëra ecejake duke shoqëruar miqtë dhe të afërmit përpara arkivolit.

Nala tani është adoptuar nga e motra e Emilianos, Romina. Lamtumira e fundit për Emiliano Sala u dha në Progreso, në Argjentinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu