• |
ide | kryesore

Bojkoti unanim/ Vendimi që u mor pas dyerve të mbyllura në PD

Arkiva, Kryesore, Lajme



Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi unanimisht djegien e mandateve.

Ishte Lulzim Basha dje që njoftoi se do ti parashtronte deputetëve këtë propozim. Sot, kryedemokrati doli dhe komunikoi vendimet e grupit.

“Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, për shkak të kapjes në afera flagrante korruptive dhe kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, etj…, duke mbështetur propozimet e opozitës, për një qeveri tranzitore, grupi vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD-së në Kuvendin e dalë me votat e krimit e mafies në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Grupi i PD autorizoi kreun e PD-së të ndjekë hapat e mëtejshëm”, tha Basha nga selia blu.

Mbledhja e PD nisi rreth orës 10:00 për të diskutuar propozimin e kryedemokratit Basha për djegien e mandateve, një vendim i paprecedentë në vend.

“Ne jemi në borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore na takon ne të udhëheqim shqiptarët”, u shpreh Basha në mbledhje. Ai gjeti mbështetjen e Sali Berishës, i pari që hodhi idenë për djegien e mandateve të opozitës, si të vetmen mënyrë për të rrëzuar regjimin autokratik të Edi Ramës.

“Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptareve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë”, u shpreh Berisha.

Basha mori mbështetjen e deputetëve Ervin Salianji, Flamur Noka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Gent Strazimiri, Oriola Pompuri, Aldo Bumçi, Valentina Duka, Andon Frrokaj, Klevis Balliu, Florion Mima dhe jo vetëm.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Koment / Sa serioze është deklarata e Bashës për djegjen e mandateve? 

“Duhet të gjejmë rrugën ligjore që t’i lëmë që tani mandatetet, mos presim teknikalitete.” –mësohet të jetë shprehur Salianji.

Flamur Noka deklaroi se opozita nuk mund të jetë fasadë e regjimit të Ramës. “Duhet djegie e mandateve të bashkohemi me qytetarët. Ky është një rregjim, nuk mund të sillemi normalisht, të jemi opozite fasadë.” 

Kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho kujtoi përgjimet e Zërit të Amerikës, që sipas tij faktuan ilegjitimitetin e qeverisë Rama. “VOA ka dalë edhe ka pranuar që zgjedhjet janë vjedhur dhe ja kapur nga Rama. Nuk duhet kaloj kaq lehtë. Akuza që na kanë vënë është qe nuk i çojmë gjërat deri në fund. Kështu që nuk duhet të levizim nga djegia e mandateve. Zgjedhje me Ramen nuk hyjmë se ai prap do na i vjedhi. Kështu që djegia është presioni më i mirë dhe dalja në krah të vullnetit të qytetarëve.

Deputeti i Vlorës, Agron Shehaj, sheh të vetmen zgjidhje hetimin dhe largimin e Ramës. “Largimi i Ramës nuk është garancia e vetme për zgjedhjet e lira. Ne duhet të vëmë kusht hetimin e Ramës dhe arrestimin e atyre që kanë vjedhur në 2017. Unë jam dakort që mandatet duhen djegur, kjo është gjëja e duhur. Çështjet teknike i zgjidhni ju. Ne s’duhet t’i afrohemi parlamentit dhe komisioneve. Rama ka nevojë për normalitet, ne jo.”

Gent Strazimiri hoqi një paralele mes qeverisjes së Ramës dhe regjimit diktatorial që kaloi vendi. “Kemi gjithçka në parlament por politikë nuk kemi bërë dot. Aty nuk arrihet të behet politike. Keshtu që jam pro. Nuk ka moment më të mire pas përgjigjes që na dha populli në 16 shkurt. Ata që na dhanë mandatin, i themi ne nuk bejmë dot politikë në atë parlament, ja mandati ja u kthejmë juve. Është fillimi i një rruge për demokraci. Për komunistët parlamenti ka qenë legjitim edhe 46 vjet pa opozitë. Ata janë mësuar me  egjim. T’i hapim betejë.” 

Aldo Bumçi shkon përtej djegies së mandateve. Deputeti kërkon përshkallëzim të aksionit opozitar në terren dhe që opozita të mos futet në zgjedhje. “Djegie mandatesh në mënyrë të qartë dhe të shoqërohet me përshkallezim në terren. Të jemi me qytetarët, rruga të jetë politika jonë. Nuk futemi në asnjë lloj zgjedhje.”

Pas protestës së të shtunës, Lulzim Basha doli ditën e djeshme në konferencë për mediat ku theksoi se opozita do të vendosë djegien e mandateve të saj në Parlament. Basha tha se e ka lexuar siç duhet mesazhin që i erdhi nga protesta.

“…Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, u shpreh Basha.

©LAPSI.AL 



33 Comments

  1. Shpresoj që ti mbaheni deri në fund fjalës për djegen e mandateve,e shpresoj që populli të krijoj besimin te opozita.

    1. Bushati meqë nuk po i dalin hesapet, është 5 orë prapa me lajmet që në Shqipëri lëvizin edhe mbrenda një ore. Tashmë dyshimi i Bushatit se a do të djegin mandatet edhe LSI e partitë e tjera të opozitës, i doli bllof. Të gjitha partitë e opozitës, përfshirë edhe ate të Dukës që kishte shfaqur ca lëkundje, tashmë i kanë djegur mandatet.
      Në Parlament ka ngelur vetëm Rruçi me Pallën e hijet që ngrejnë e ulin si robotë kartonët me komandë, si në kohë të Enverit.
      Kuvendi do ti caktojë detyra të reja ministrit “gjenial” të ri, për të lidhur Shqipërinë me Kubën e Kastrove e Korenë e Veriut. Formalisht që nga qershori i 2017-tës, Shqipëria figuronte si një vend demokratik pluralist e në fakt qeverisej vetëm nga Kim Jongu dymetrosh.
      Tani edhe formalisht edhe ligjërisht , opozita i bëri topin parlamentit të ish ministrit të sigurimit duke ja nxjerrë bojën botërisht diktatorit Rama.

    2. Donika Prela dhe Arta Marku e kaluan vetingun ishin te pastera akullore si dDako???? thotë:

      Do ja haj karin popullit kallam deshtaku i ripjedhjes kriminsle..pederasti rilindjes???

      1. Sa mire qe po kercasin prangat dhe burgu per Bashen dhe Berishen. Keni ndonje dyshim qe te dy jane pa zullume?

  2. Veprim i vonuar po shume i duhur dhe domethenes . Hallall ! Tani po qe mund te them se jeni opozite e besueshme dhe e llogjikshme . Beni pregatitjet per zgjedhjet duke plotesuar te gjitha hendeqen ligjore dhe morale .

    1. Sa mire qe po kercasin prangat dhe burgu per Bashen dhe Berishen. Keni ndonje dyshim qe te dy jane pa zullume?

  3. Bravoooooooo. Akti i pare qe ha vlen ti shkosh pas PD. Te gjithe ramaistet qe kane vjedhur kete popull qe se ngriti do koken kurre te shkojne pas hekurave. Mos na zhgenjeni se do te ndeshkoheni ju dyfish ne te ardhmen.

      1. Kanë kaluar 8 vite që nga 21 janari e ndër këto 8 vite, 6 vitet e fundit kryeministër ka qenë Rama.
        Këtë prallën se Berisha e Basha “vranë” njerëz të pafajshëm, ai e përhapi meqë dështoi sulmi i dhunshëm që zgjate rreth 6 orë mbi policinë e gardën e shtetit.
        Janë të regjistruara pamjet ku policë e gardistë deri shefi i gardës, janë gjakosur nga pllakat e betonit e hunjtë që ju kërcisnin kokës nga po këto bandat me të cilët u vodhën votat.
        U përpoq prokurorja socialiste Ina Rama të sajonte prova se garda paskej marrë urdhër nga Berisha për të qëlluar demostruesit (Basha nuk u përmend asnjëherë, vetëm kur u zgjodh lider i PD), e nuk u gjet e nuk pati asnjë akuzë të formuluar nga prokuroria për vrasje , as Berisha e as Basha.
        Ja ta zemë se kryeministri paska dhënë urdhër që në rast se demostruesit e dhunshëm do të tentonin të hynin në kryeministri, të hapej zjarr kundër tyre.
        Asnjë kryeministër i cilitdo vendi, nuk mund të akuzohet si vrasës, kur në kryeministri hyjnë me dhunë njerrëz kriminelë që kanë gjakosur policinë.
        Është thënë e stërthënë se regullorja e Gardës e ka të përcaktuar, se nëse sulmohet objekti që ajo ruan e personalitetet shtetërore, do të qëllojë në ajër si paralajmërim, mandej mund të qëlloj edhe kundër sulmuesve.
        Krejtë ndryshe ndodhi në 16 shkurt.
        Në kryeministri, kryeministri burracak ja kishte mbathur nga frika e ato 30-40 protestues nuk ushtruan asnjë dhunë ndaj policisë pasi ata duket të udhëzuar, e hapën rrugën e kalimit, e demostruesit u ngjitën në shkallët e godinës.

        E kush na qenka ai shqiptar që kur qoftë edhe një kryeministër ka dhënë urdhër jashtë ligjit për t’ja prishur shtëpinë mes dimrit e t’ja nxjerrë fëmijtë në mes të rrugës, e do të përmbahej se po i prishte manierat e tij prej psikopati për të vënë pranë kryeministrisë jë këpurdhë ?

  4. PD po lejon me mendjelehtesi terren ne eloktorat,keshtu I hapet rruga e nje te djathte moderne,por dhe te nje partie me frymzim studentor te majtes ekstreme,me emira e kasaj politike eshte se basha me ne fund vendosi qe ta largoje perfundimisht kryevrasesin sali ram berisha,me mire von,se kurre thote populli.

    1. i pe emer e me mut ne tru appo si edvini qe esht i teri nga dhjerja e stalinit mjaft me.me te majt se rama,me pis se rama nuk ka askund ne bot.qenef negjmije ku kan dhjer ter monstrat si stalini,enveri,hrushqovi,qu en llaji,mao ce duni,popoviqi,mugosha,ramiz alia,ruqi,jristaq rama,spiro koleka,beqir balluku etj.ik tash ha mut.

      1. bobo prap ky psikopati. o te qift kina e afrika listen e dasmes a do na lesh rehat se na je qepur se dhelpra pas boleve te dashit. komento o psikopat, bej komentet e tu po mos komento te te tjereve o nevojtore. ik kap hushten tani dhe leshoje drejt km, shpellar

  5. Mandatet nuk dorzohen ne grup,tani sali luli perdore nje nga nje rrugen per ne kqz ta jepni doreheqjen ne menyre individuale,kjo eshte rruga ligjore,ndryshe po luani bllof per shpellaret qe do mbledhesh te ejten,ne rresht per nje drejt KQZ qe te quheni serioz dhe eloktorati tju besoj.lulu bravo ja fute thelle kete rradhe saliut e largove

  6. Levizje e rrezikshme. Jam totalisht kunder. Ka ekzistuar nje plan per LSIne per te mare ne nje menyre ose tjetren kryesimin e opozites o votuesit e PDse pa PDne, ose kryesimin e PDse me ane te nje bashkimi te dy forcave. Nqs PDja djeg mandatet dhe LSI vazhdon te jete ne parlament do te thote fundi i PDse. Jam pro vetem ne rast se te gjitha partite opozitare bejne te njejten gje, dhe LSI nuk e ben.

  7. Rama e quajti marjen e një shumice fiktive me vjedhje votash në 2017-tën, si një mundësi që të bëjë çdo gjë me tespinë e madhe të pushtetit.
    Rrezik kjo shumicë parlamentarë do të shndrohej prej tij e ish ministrit të fundit të sigurimit, si një Gjykatë e Lartë e Gjykatë Kushtetuese, që do të ngrinte kartonët për të burgosur gjithë opozitën, ashtu siç pat bërë Enver Hoxha dikur.
    Me djegjen e mandateve të saj PD, dha sinjalin se lufta për liri e demokraci do të fillojë nga pika zero e vitit 1990.
    Sot Shqipëria ka një qeveri me kryeministër birin e një antari të presidencës komunistë që nënshkroi dënimin me varje të një poeti e më keq akoma, një person që me sjelljet e tij harbute ka bërë armiq të gjithë, jo vetëm shtresën e të persekutuarve e të partive të djathta shqiptare, por edhe një pjesë të madhe të mediave që e sollën në pushtet e ai është armiqësuar me ta duke u quajtur kazanë plehrash.
    Qëndrim kritik ndaj tij po mbajnë edhe majtistë idealistë të marksizmit që tek ai shohin personin që e ka njollosur me bojë misionin e së majtës për politika sociale.
    Edhe të ashtuquajturitë deputetë shumicë të Kuvendit, me përjashtim të disave si Balla apo Spiropali, është vënë re që në fjalimet e Ramës në kuvend , jo vetëm që nuk e duartrokasin si dikur, por edhe ulin kokat e vihen në siklet kur ai flet me ate gjuhën e tij çapraze pa asnjë përmbajtje llogjike.
    Me pak përjashtime, nuk besoj që këta deputetë të trembur apo të penduar do të vihen kundër Ramës, pasi edhe ata janë pjesë e zullumeve të tij.
    Edhe sikur një pjesë e tyre të kalojë me LSI siç ka aluduar znj.Kryemadhi, kjo jo vetëm që nuk do ta zgjidhte lëmshin politik, por do ta mplekste edhe më keq. duke e dëmtuar kauzën e kësaj partie për të cilën vazhdon të deklarohet publikisht se përputhet me ate të PD.
    Një pjese e emrave të njohur të LSI janë deklaruar personalisht që do ti bashkohen idesë së djegjes së mandateve.
    Le të shohim se a do të miratohet kjo lëvizje sot nga grupi parlamentar i kësaj partie.
    Nëse edhe LSI do të lëshoje edhe ajo mandatet, ngelet të shohim se a janë të gatshëm disa deputetë të PS që ti lenë këto mandate e ti bshkohen LSI në opozitë jashtë parlamentare.

  8. O I paemer I ores 14:50,u kuptove se je nga ridhjerja.
    Nuk ka asnje problem se nuk emer, sepse ne fakt nuk shtylle kurrizore,je si m… qe merr formen e shojeve kur e shkelim me kembe.
    Lepija pak prapanicen edkrye….. qe t’a kujtim kur te dale ne pension psikologjik!!!

  9. Gomer me zile, qe nuk dini cfar thoni. PO MIRE E ZEM SE I DIGIN MANDATET, OK, PO KRIJOHET PRECEDENT. PSE, SE NESER DO VIJ NE PUSHTET PD NESE FITON ZGJEDHJET, OK. PO EDHE KETA TE PS NUK FLEN GJUME, DO I DIGEIN DHE ATA MANDATET….. DHE KESHTU DO VEJ PA FUND. DHE SI GJITHMON E HA POPULLI. KUJT I INTERSON KJO?? VETEM POLITIKANVE, SI MAJTAS DHE DJATHTAS. keshtu qe askush te mos gezohet, vetem po qe se eshte politikan.

  10. Përshëndes vendimin deputetët e përgjegjshëm nuk duhet te jenë fasadë e krimit të organizuar veshur me kollare.

    1. Donika Prela dhe Arta Marku e kaluan vetingun ishin te pastera akullore si dDako???? thotë:

      O Turo o Ty te qifshin zezaket kinezet dhe indianet e Anerikes tere femrat e fisit tend nga 15 deri 55 vjec injorant ???

  11. Saliun e ka zene halli madh ju pushta skiftere e shpellare lepirsa e bythqira te bardhit gezoheni fare e keqe,udheheqsi qe na lartesoje deri ne vend te dyte ne Europe pas gjermanise ju gezoheni se saliu do derzoj mandatin,fare e keqe,cfare do beje saliu tani pa mandat ku do futeni ju fare e keqe saliste qe komentoni ketu,meshirojeni saliun ai per ju po ben kete sakrifice tani ne prag te ngordhjes

  12. Vazhdoni shpellare te masturboheni me lajmin se lulu dogji mandatin brenda partise,mandati digjet kur luli te shkoje ta kerkoje ne kqz,bashke me te tjeret,po nuk hodhi kete hap ligjor ky po tall bythen me ju shpellare te Gezuar

  13. Lulu vazhdon genjen dhe per mandatet,si genjen kur e pyet per Oren,behu burre dhe serioz shko ne kqz digj mandatin dhe lejo gert bogdanin ta mare ate se I takon me ligj

  14. Lexoni, lexoni, se sa here ka nderhyre nje kufome kuqale, bire kurvi mavi ne komentet e kesaj faqeje. Kaqe i pa cipe, e me zgjeben e rilindjes te jete ky kodosh Ipaemer, se ahtu jane keta bastarde . Eshte aqe i rrjedhur, e servil idiot sa po me te njejten koment na del, do denohet, ky, apo ai, por kaqe bajge njeri te jete, apo kafshe? Thuaje nje here se cfare abuzimesh e vjedhjesh ka bere ky psikopati tend, e pastaj na recito ato idiotizmat e perditeshme te tuat o qindarke e lekut rilindas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *