• |
ide | kryesore

Inter e Rakitic kanë akord: tani duhet bindur Barcelona

Sport



Mes Ivan Rakitic e Inter është një atraksion total, edhe pse për ta konsumuarështë e nevojshme një tratativë e gjatë. Dëshira për të ndryshuar është, nga stafi pranë lojtarit vijnë sinjale të forta, madje flitet për një predispozitë të fortë të së shoqes, Raquel Mauri, për të përballuar një jetë të re në Milano, pas pesë viteve në Katalonjë.

Dëshira në fakt është reciproke, sepse edhe Inter po mendon një rikonstruktim të mesfushës, që ka vuajtur më shumë në këtë sezon. Ka një ofertë madje të menduar për kroatin: 6 milionë plùs bonus në vit, për katër sezone (skadenca në 2023). Ndërkohë, mundësia e lamtumirës së mesfushorit ka nisur një luftë brenda Barcelonës. Presidenti Bartomeu është shprehur: “Në këtë moment nuk janë kushtet për të diskutuar një rinovim, nëse do të jetë, do të flasim në fund të sezonit”.

Por ndërkohë, Barcellona ka marrë nga Ajax të riun De Jong, që luan pikërisht në pozicionin e Rakitic, edhe pse me karakteristika të ndryshme. E në këtë pikë Rakitic nuk është se I pëlqen idea të jetë rezervë. Por duhet një veprim me vendosmëri sepse drejtuesit e Barça kanë lënë të kuptohet se do ta lejojnë Rakitic të largohet vetëm përmes pagesës së klauzolës së zgjidhjes së kontratës, që është 125 milionë. Për ambicjet e Inter, Rakitic është i rëndësishëm, por jo lëvizja e vetme për tu bërë, ndaj investimi I menduar sillet rreth 50-60 milionë euro e jo më shunmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *