• |
ide | kryesore

Irani bllokoi ndeshjen e Bundesligës Augsburg-Bayern: arbitri ishte femër

Sport



Mund të kesh pritur shumë për të parë në aksion ndeshjen e kampionëve të zemrës, sidomos kur bëhet fjalë për Bayern Mynih, por nëse jeton në Iran, atëherë kjo nuk është e mundur. Nuk është transmetuar ndeshja e Bundesligës Augsburg-Bayern Mynih në tv. Ndodhi pikërisht në Iran: ndeshja e kampionatit gjerman që u luajt të premten e kaluar (2-3 rezultati final në favor të bavarezëve), ishte futur programuar në stacionet televizive, por në momentin e fundit është anulluar.

Motivi? E thjeshtë, sfida është arbitruar nga Bibiana Steinhaus, që në shtator 2017 u bë e para femër që drejtonte një ndeshje të kampionatit gjerman (Hertha Berlin-Ëerder Bremen). Ligjet islamike nuk lejojnë të jepen imazhe të grave të veshura në mënyrë liberale. Nuk është hera e parë që në Iran censurojnë një ndeshje të arbitruar nga Steinhaus: por në atë rast regjia evitonte ta inkuadronte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *