• |
ide | kryesore

Lidhja e Arbana Osmanit me ish të fejuarin e aktores shqiptare (FOTO)

Paparazzi, Slider



Arbana Osmani pak muaj pas ndarjes thuhet se ka nisur një histori të re dashurie.

Sipas burimeve të “Vip Magazine”, moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” ka lënë pas krahëve lidhjen 16-vjeçare dhe prej pak kohësh përflitet mund të jetë lidhur me Eduart Grishajn, regjisorin e programit të saj. Dyshja nuk kanë preferuar të flasin për këtë lajm.

Por Eduarti është i njohur edhe për lidhjen e tij me moderatoren dhe aktoren Rudina Dembacaj, lidhje e cila shkoi deri në fejesë mes të rinjve në vitin 2011, por mori fund pak kohë më pas.

Në një intervistë për “Panoramën” në vitin 2011, Rudina tregonte se ishte njohur në Edin në një televizion lokal në qytetin e Shkodrës. Ata kishin 4 vjet lidhje dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël me familjet, buzë detit në Shëngjin. “Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht”, shprehej moderatorja.

 

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *