• |
ide | kryesore

“Mbappé çifut, bir k…”: racizmi përplaset mbi kampionin e PSG

Sport



Parulla raciste të shkruara kundër Kylian Mbappé janë shfaqur në disa vagonë të metropolitanës së Parisit. “Mbappé çifut, bir k…” është mesazhi i shfaqur e ndaj të cilit autoritetet franceze kanë hapur menjëherë një hetim: “Eshtë një sulm kundër diversitetit e imazhit të vendit, jo vetëm kundër Mbappé, por ndaj gjithë Francës”. SNCF, shoqëria e transporteve parisine, ka vënë në dispozicion regjistrimet e kamerave për të ndihmuar në identifikimin e fajtorëve.

I gjithë vendi në fakt është skandalizuar nga ky fakt dhe janë rreshtuar kundër këtij akti vandal. Faji i vetëm i Mbappe, yllit të PSG, lindur në Paris, është se e ka të atin kamerunas dhe të ëmën algjeriane: “Është një shembull i përzierjeve të racave për të cilin jemi krenar – kanë saktësuar menjëherë SOS Racizmi e Liga ndërkombëtare kundër racizmit -. Kur sulmohet një qytetar për ngjyrën e lëkurës, sulmohet e gjithë Republika”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *