• |
ide | kryesore

Premtimi i Zhang: “Icardi kurrë tek Juventus”

Sport



“Nuk do ta shesim kurrë Mauro Icardi tek Juventus”: deklarata është e presidentit të Inter Steven Zhang në përfundim të asamblesë së ortakëve të klubit zikaltër.

“Besojmë se do të vazhdojë të rritet tek ne. E konsiderojmë – shton Zhang – pjesë të familjes sonë. Negociata të tjera me Juventus? Në futboll, kurrë mos thuaj kurrë, nuk më pëlqen të flas për individë e për skuadra të vecanta. Juventus po bën shumë mirë e nuk dua të kemi konflikte me asnjë klub. Objektivi ynë është të rritemi në futbollin Italian dhe atë europian”.

Kurrë mos thuaj kurrë thotë Zhang, pak pasi ka përmendur se Icardi nuk do të shkojë kurrë tek Juventus. Ta ketë fjalën për këtë rast?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *