• |
ide | kryesore

Rama e quan veten “Juventusi”, por harron Calciopolin

Lajme, Të fundit



Edi Rama ka nisur skenarin e tij të zakonshëm sa herë që vihet përballë një lëvizjeje të opozitës. Hapi i parë është të tallet me të duke dhënë përshtypjen se nuk e merr seriozisht. Më pas bën seriozin dhe mohon gjithçka dhe në fund pranon të ulet në negociata duke harruar çfarë ka thënë në të kaluarën. E ka bërë këtë me dekriminalizmin, me çadrën e opozitës, me bojkotin e parlamentit dhe tashmë edhe me djegien e mandateve. Për këtë të fundit, nga mazhoranca ka reaguar vetëm Elisa Spiropali. Vetë Edi Rama, komentin e parë për vendimin e opozitës për lënien e mandateve e ka përcjellë me ironi me një krahasim me Juventusin.

“Ky Juventusi s’durohet më! Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha. Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para! Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve” – shkroi Rama në Twitter.

Por menjëherë kundërshtarët e tij politikë i kujtuan “njollën” që ka Juventusi pas dënimit që mori në procesin e Calciopoli ku bardhezionjtë u dënuan me zbritje në Serie B. E ka kujtuar menjëherë këtë kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili.

“Edi Rama si hajdut krahasohet me Juventusin qe vodhi kampionatin. Po ç’eshte ky idiot kryeminister! Shpjegojani rrypit,qe kur Juventusin e zune qe vidhte kampionatet me manipulime e blerje arbitrash, e bene shembull ja hoqen kampionatin dhe e cuan ne serine B. Po ky shpirtin tek hajdutlleqet e ka,ndaj edhe shembujt me hajdutlleqe i jep, ndaj e krahason veten me Juventusin” – shkroi Vasili në Facebook.

Edhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi bën të njëjtën vërejtje.

“Kur hajduti frymëzohet nga hajdutëria. Precedenti nga Italia, kur denohej Juventusi dhe çeshtja e titullit te hequr per trukim te rezultateve na tregon shume sot! Juventus u denua ne 2006-en me zbritje ne Serine B, ndersa Federata Italiane e Futbollit i hoqi dy tituj kampione, ate te sezonit 2004-2005 dhe 2005-2006. Ne nuk ja heqim dot titullin Edi Rames, por drejtesia e pa kapur do ja heqe lirine atij per vjedhje votash dhe demin e parikuperueshem qe u ka bere shqiptareve dje dhe sot. P.S. Asgje personale me tifozat e Juves” – shkruan Këlliçi në Facebook. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Se ti je Anjeli i Shqiperise as nuk diskutohet,Po vrase mendjen kush eshte Kristiano Ronaldo?????? (Erojn Brace)????

  2. Nuk e ka harruar calciopolin jo, por eshte subkoshienca qe e ka cuar tek Juventusi. Sot e di cdo njeri se si kane shkuar votimet e 2017-es dhe nese behet krahasim me skuadrat e futbollit, e vetmja skuader qe eshte akuzuar per “vjedhje” kampionatesh eshte Juventus

  3. I PJERDHUR ,,, I RRJEDHUR, KAQOL, IDIOT, PSIKOPAT, DELIRANT, E LOLO I POLITIKES, eshte ky pra, qe po na ben cdo dite skifo,, kush eshte?????? HAJDUTI, NARKOMANI RAMA.

  4. Mos tallni bolet ju gazetaret se te gjithe e dime shume mire qe RAMA S’KA LIDHJE FARE ME JUVENTUSIN, S’MERR VESH FARE NGA FUTBOLLI DHE NUK IA THOTE FARE NGA KRAHASIMET NE PERGJITHESI.
    I FLET DROGA!

  5. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *