• |
ide | kryesore

Transferimi i Alves tek Ordabasi, zbulon prapaskenën me Flamurtarin

Sport



Danilo Alvesh është konsideruar gjithnjë si I larguar pa leje nga Flamurtari, por ja që gjërat janë ndryshe. Është dashur prezantimi i lojtarit Brazilian në Kazakistan, tek Ordabasi, që të kuptohet se për lojtarin nuk do të ketë rikthim në Vlorë. I larguar pas përfundimit të fazës së dytë, sulmuesi nuk pranoi të rikthehej pa zgjidhur situatën financiare dhe kaluar në llogari pagat që i takojnë, edhe pse klubi e kërcënoi në atë kohë me gjobë për vonesën e mosparaqitjes.

Në fakt e vërteta është ndryshe dhe kuqezinjtë e lojtari, përtej cdo deklarate, kanë patur një akord për prishjen e kontratës me mirëkuptim. Nuk është rastësi dhe as papërgjegjshmëri vendimi i Alves për të vazhduar karrierën në Kazakistan. Marrëveshjen mes lojtarit dhe klubit të Flamurtarit e ka konfirmuar vetë administratori Sinan Idrizi, cka do të thotë se lojtari nuk do të ketë pengesa kontraktuale për të vijuar karrieren e tij me Ordabasi.

Me prishjen e kontratës, sipas asaj që ka lënë të kuptohet Idrizi, lojtari ka hequr dorë nga e drejta mbi pagat që klubi i detyrohet. Mes batutës e seriozitetit, gjithësesi Idrizi ka lënë një portë hapur, duke thënë se në verë Alves pritet sërisht në Vlorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *