• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni aksidentin me përmasa më të mëdha në Nascar: 21 makina përplasen mes tyre

Sport, Video



Garat Nascar e sidomos ajo e Daytona janë të famshme për aksidentet spektakolare. Këtë herë 21 makina janë përfshirë në një aksident, që errësoi krejtësisht garën e të dielës NASCAR Daytona 500, por mrekullisht pilotët i shpëtuan përplasjes të padëmtuar.

Daytona 500, praktikisht gara më e madhe në Amerikë, me makina që arrijnë shpejtësinë mbi 200 milje në orë, është fituar nga Denny Hamlin në Florida, me amerikanin që e fiton garën për herë të dytë në katër vjet. Por gara do të mbahet mend për përplasjen e jashtëzakonshme, që nxorri jashtë gare më shumë se gjysëm e 40 konkurentëve.

Kur duheshin edhe 10 xhiro nga gara prej 500-miljesh, Paul Menard është prekur me makinën e Matt DiBenedetto duke shkaktuar kaosin e plotë. Menard po luftonte për vendin e pestë, kur ndodhi aksidenti dhe gara u ndërpre për 25 minuta.

https://www.youtube.com/watch?v=oUVdffbAwH4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *