• |
ide | kryesore

Champions/ Bayern reziston në Anfield: Klopp duhet t’a luajë në Allianz

F1, Sport



Nuk ka fitues në Anfield Road për më tepër që 0-0 mes Liverpool e Bayern Mynih nuk lë askënd të favorizuar: bavarezët do të luajnë në shtëpi, por një gol i anglezëve do të komplikonte shumë pozitat për kampionët e Gjermanisë.

Statistikat ndoshta edhe këtë herë patën të drejtë, ndonëse të kuqtë ishin favoritët për të bërë rezultat, me statusin e finalistëve të edicionit të kaluar. Bayern Mynih vuan në ndeshjet tek kundër formacioneve angleze, por me sistem vajtje ardhje, bavarezët nuk zhgënjejnë.

Mund ta quajë të favorshëm barazimin në transfertë Kovac, edhe për faktin se mbrojtja më e mundur e Bundesligës (ndër skuadrat pretendente), ka rezistuar ndaj një ofensive të frikshme të kryesuesve të kampionatit anglez me Firmino-Salah-Mane, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Kloppit kërkoi më shumë portën e Neuer, 10 goditje drejt portës, vetëm dy në kuadrat, kundër 6 të gjermanëve vetëm një herë duke impenjuar Alisson. Zotërimi më i madh i topit, i dha mundësinë Bayern të mbante larg kundërshtarin, që të paktën në pjesën e parë me Sadio Mane dhe Joel Matip kishin dy raste, kur mund të ndëshkonin Neuer. Portieri gjermsan megjithatë më të mirën e kishte ruajtur 5 minuta nga fundi, kur bllokoi goditjen me kokë të Mane, në mënyrë spektakolare.

Bayern Munich pret tashmë Liverpool në ndeshjen e kthimit më 16 mars në Allianz Arena, duke shpresuar shumë në efektin fushë, pavarësisht se Klopp kthehet në një fushë ku ka impresionuar gjithnjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *