• |
ide | kryesore

Champions/ Beteja e Anfield mban mbërthyer kontinentin

F1, Sport



Rikthehet Champions League dhe sfidat e mëdha në 1/8 e finaleve. Askush dhe asgjë nuk është për tu nënvleftësuar, por është edhe po aq e vërtetë se e gjithë vëmendja është mbërthyer në betejën e Anfield Road. Liverpool, skuadra që erdhi nga vazo e dytë, do të presë Bayern Mynih, në një ndeshje ku nuk ka favoritë. Finalistët e edicionit të kaluar janë të bindur në forcën e tyre, edhe pse grupin e mbyllën pas PSG. Në anën tjetër kampionët e Gjermanisë kanë rikuperuar nga momenti jo, por kanë problem me pësimin e shumë golave, aq sa Neuer është aktualisht portieri i dytë më i mundur në Bundesligë. Sigurisht, një detaj për tu patur parasysh kur përballë të jenë Firmino Salah e Mane.

Nuk është kundërshtari që do të donte të kishte përballë Lyon, por kur të zbresin në fushë kundër Barcelonës, për francezët nuk do të ketë kthim pas. Barcelona kryeson La Liga dhe është në shëndet të plotë, gjë që mund të thuhet edhe për Lyon, që vjen pas suksesit në kampionat përballë Guingamp. Katalanasit janë favoritët kryesorë për trofeun dhe mbi të gjitha kanë një Lionel Messi në formë brilante. Lyon e di mirë këtë, por kjo nuk do ti ndalojë të tentojnë surprizën, të paktën në shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *