• |
ide | kryesore

Çudirat e VAR: arbitri i thërrët lojtarin në dhomat e zhveshjes për ti dhënë kartonin e dytë të kuq

Sport



Aplikimi i VAR natyrisht ka krijuar edhe konfuzion, në momentet e adaptimit në kampionate të ndryshme, duke sjellë edhe gabime, por një histori e pabesueshme vjen nga Polonia. Në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Cracovia, William Remy, mbrojtësi i Legia Warszawa, është dënuar dy herë me karton të kuq.

Arbitri i ndeshjes, Piotr Lasyk, i ka treguar kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të parregullt, pastaj, pasi ka parë pamjet në Video assitent Referee, e ka thërritur në fushë nga dhomat e zhveshjes, anulloi vendimin e parë e, ndërsa lojtari po merrte pozicionin e tij në fushë, i tregoi të kuqin direkt. Në këtë pikë, 27 vjecari francez ka dalë nga fusha i çuditur e me një buzëqeshje ironike.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *