• |
ide | kryesore

Ditmir Bushati shfaqet krahë Ramës në Pukë

Lajme, Të fundit



Që prej largimit nga detyra si Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati është shfaqur për herë të parë në mbështetje të Ramës në Pukë duke kërkuar më shumë investime dhe zhvillim për veriun e Shqipërisë.

Në kuadër të takimit “Bashkia që Duam”, i deleguarit i qarkut Shkodër, Ditmir Bushati u shpreh se i duhet kushtuar vëmendje zhvillimit të veriut të Shqipërisë, në mënyrë që të rinjtë e këtyre zonave të japin kontributet në vendet nga vijnë, pasi të kenë kryer studimet në Tiranë apo diku tjetër.

“Ky nuk është një debat thjeshtë estetik sesi të përmirësohet jeta në Pukë dhe në Fushë Arrëz, por edhe sesi t’i jepet një zhvillim edhe më i madh zonës duke pasur parasysh resurset që ka zona dhe mundësitë që përmes projekteve zhvillimore ne të kemi më shumë vizitorë, më shumë vende pune dhe t’i krijojmë mundësinë të rinjve që jetojnë në këtë zonë që jo vetëm të studiojnë dhe të shkollohen në Tiranë apo diku jashtë vendit, por të vinë dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Pukës dhe Fushë Arrëzit”, nënvizoi ai.

Kryeministri Rama ka marrë dhe një kritikë për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Nazife Hoxha nga Puka ndërsa ka vlerësuar investimet e bëra në këtë zonë, i’u drejtua Kryeministrit duke i thënë që nuk duhej ta kishte hequr Ditmir Bushatin nga detyra e ministrit.

“Ne kemi votuar për Gjon Gjonin të cilin nuk e njihnin, por e kemi votuar vetëm prej Ditmir Bushatit, vetëm për emrin Ditmir nuk duhej ta kishe hequr”, u shpreh ajo.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *