• |
ide | kryesore

Djegia e mandateve/ Ç’ndodhi në mbledhjen 2-orëshe me dyer të mbyllura në kryesinë e PD

Lajme, Të fundit



Një ditë pasi Partia Demokratike, aleatët e saj dhe LSI-ja vendosën djegien e mandateve të deputetit, sot selia blu ka kaluar në veprime konkrete. Ajo ka mblodh rreth orës 18:00, kryesinë e saj. Pas mbledhjes së kryesisë, e cila zgjati për më shumë se dy orë, kreu i saj Basha njoftoi se u miratua me unanimitet djegia e mandateve. Sipas Bashës ky akt nuk është një qëllim në vetvete, por fillimi i një sfide e cila synon të garantojë një qeveri për njerëzit, e jo për krimin.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit Rama. Mësohet se deputetët e opozitës do të bëjnë secili nga një kërkesë personale për lënien e mandatit dhe këto kërkesa do t’i dërgohen më pas Kuvendit. Pasditen e së mërkurës, në orën 17:00 PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.

Në mbledhjen e grupit të PD u vendos të mandatohet kryetari Basha që të mbledhë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar dhe të ngrihet një grup pune për teknikalitetet me njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Janë propozuar për grupin: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Ivi Kaso. Pavarësisht disa deklaratave të forta të ndërkombëtarëve Basha deklaroi se nuk ka më kthim pas për djegien e mandateve dhe se nuk do të ketë më parlament fasadë.



3 Comments

  1. Ishalla nuk djegin vehten se do kemi proteste nga ambasada Hollandeze,lere Moniken qe mund te djegi dhe burrin dhe jemi pa President,tamam krize shteterore.Saliu do shkoje ne Vicidol dhe atje do qelloi me allti . Gallate me te madhe nuk ka.Shkullaku do shkruaje flete rruge.

  2. Lulo e ke fut veten ne nje rreth vicioz qe ose te cosh deri ne fund cmendurine qe te rekomandoi Sala, o te japesh doreheqjen.
    Gjithsesi je i djegur ne te dy rruget.
    Keshtu eshte kur degjon pleq te rrjedhur provinciale folklorik te brumosur me filozofine komuniste.

  3. Ke dy dite qe llomotit po te njejtat fjale do djegim mandatet,nuk the nje here i dogjem mandatet,neser behu burre dhe drejtou KQZ dhe dorzo mandatin,kjo quhet burreri o lulu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *