• |
ide | kryesore

“Emiliano Sala është vrarë”; versioni i kushëririt Gatti trondit futbollin

Sport



Pas insinuatave të rënda të së fejuarës, që u shfaqën e më pas u zhdukën në rrjetet sociale, tani është kushëriri i Emiliano Sala që hedh hije mbi vdekjen e futbollistit 28 vjecar, në 21 janar. Gjatë funeralit të zhvilluar në Progreso, në Argjentinë, Matias Gatti ka hedhur akuza precize që do të bëjnë të flitet gjatë. “Emiliano është vrarë – ka thënë kushëriri i Sala -. Në këtë histori ka gjëra që nuk inkuadrojnë, u bë cdo gjë me shumë nxitim.

“Dua të kuptoj përse u detyrua të ngjitet në atë avion. Ishte një lojtar i rëndësishëm tashmë dhe e lanë vetëm, pa patur të paktën një përfaqësues” ka vazhduar Gatti që bëri një apel për të gjithë ata që po hetojnë ngjarjen. “Policia duhet të hetojë mbi anët e errëta të historisë, duam drejtësi. Duhet të udhëtonte në kushte të tjera, nuk e dimë nëse ai mjet ishte në gjendje të kalonte La Manshin. Asgjë nuk e kthen më pas, por nëse dikush ka gabuar duhet ta paguajë” ka përfunduar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *