• |
ide | kryesore

Gjendet pas dy javësh në makinë i vrarë

Arkiva



Është gjetur i vrarë në makinë një nga dy shokët e shpallur të zhdukur prej dy javësh në Tepelenë.

32-vjeçari Sokol Rama është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit. Policia dyshon se vrasja ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Prej gati dy jave 32-vjeçari Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës dhe shoku i tij nga Përmeti, Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet janë deklaruar të zhdukur nga familjarët. Fillimisht, është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij 32-vjeçari Rama.

Ai është një emër i njohur për Policinë lokale pasi rezulton person me precedentë penal, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *