• |
ide | kryesore

Kërkuan si ta shkarkonin nga posti, Trump: Sjellje tradhtare

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar një intervistë të transmetuar të dielën, në të cilën pretendohej se zyrtarët amerikanë kanë diskutuar mënyrat se si ta shkarkojnë atë nga posti i presidentit.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti Trump shkroi për “sjellje tradhëtare” dhe një “përpjekje burokratike të grusht-shtetit”. 

Në intervistë, ish shefi i FBI-së, Andrew McCabe, tha se bisedimet ndërmjet zyrtarëve u mbajtën në vitin 2017 për t’u thirrur në një klauzolë që mund të heqë një president që konsiderohet i papërshtatshëm.

Senatori republikan, Lindsey Graham tha se pretendimet ishin një “grusht shteti i përpjekur burokratik” dhe është zotuar të hetojë këto pretendimet.

Në një postim tjetër në Twitter, të hënën, presidenti Trump shkroi se “ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të FBI-së, Andrew McCabe, ka thënë kaq shumë gënjeshtra. Ai është zënë duke gënjyer dhe është përjashtuar, por tani tregimet e tij po bëhen edhe më të zymta”, shkruan REL.

Shtëpia e Bardhë tha se McCabe është përjashtuar për gënjeshtra dhe nuk ka kredibilitet.

“Ai dhe Rod Rosenstein (Zëvendësi i Prokurorit të Përgjithshëm) dhe Jeff Sessions (Ish-Prokurori i Përgjithshëm), duket sikur po planifikonin një akt shumë të paligjshëm dhe u kapën” shkroi sërish në Twitter, presidenti Trump.

Pretendimet se z. Rosensterin ka diskutuar për zbatimin e Amandamentit të 25, ku flitet për kushtet e shkarkimit të presidentit, ishin raportuar fillimisht në një seri shkrimesh në New York Times.

Megjithatë komentet e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, të bëra të dielën në intervistë, janë të parat që janë thënë publikisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *