• |
ide | kryesore

Kylie Jenner për herë të parë nuk mohon operacionet plastike

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner i ka mohuar gjithmonë thashethemet për operacionet plastike, por në një intervistë të re për “Paper”, ajo sqaroi se cilat fjalë janë të vërteta dhe cilat false.

“Njerëzit mendojnë se unë jam e gjitha operacion dhe kam ribërë të gjithë fytyrën, që është tërësisht gënjeshtër”, tha Kylie.

Arsyeja është se ajo i urren gjilpërat:

“Jam e tmerruar! Nuk do ta bëja kurrë. Ata nuk e kuptojnë se çfarë mund të bëjnë flokët e bukur, makijazhi dhe mbushësit”.

Dhe ka të drejtë, pasi nëse do të kishit një artist makijazhi dhe parukier gjithë kohës në dispozicion, është e kuptueshme që do të dilnit yll në Instagram. Por gjithsesi Kylie e pranoi: “Kam bërë mbushës. Nuk po e mohoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *