• |
ide | kryesore

Lezhë/ Protestuesit bllokojnë rrugën, Rama gjen një tjetër rrugëdalje

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka kaluar ditën e sotme në orën 10:00 qytetin e Lezhës për të shkuar në Vaun e Dejës dhe më pas në Pukë.

Për të dalë në rrugën Lezhë-Shkodër, Rama është detyruar të përshkojë një tjetër aks. Kjo, për shkak se mjaft qytetarë kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër qeverisë.

Ndërsa protesta është zhvilluar në hyrje të rrugës për Shëngjin, kryeministri është detyruar të hyjë në rrugën e Ishull Lezhë për të kaluar mes përmes qytetit të Lezhës, duke shmangur kështu përplasjen me protestuesit dhe më pas duke dalë në rrugën kryesore Lezhë-Shkodër.

Kryeministri Rama do të jetë sot në qytetin e Pukës në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

https://www.youtube.com/watch?v=R2dT9a0A4r4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *