• |
ide | kryesore

Mashtroi 11 biznesmenë, prokuroria jep pretencën për dentisten Olesia Duka

Lajme, Të fundit



Prokuroria në Gjykatën e shkallës së parë në Durrës dha pretencën për Olesia Dukën, dentisten e cila akuzohet se ka mashtruar 11 biznesmenë, duke përfituar shifra të mëdha parash. Prokurori i çështjes, Madrid Kullolli kërkoi 15 vjet heqje lirie për stomatologen nga Tirana, e cila akuzohet për mashtrim.

Ajo e ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Nëse gjykata pranon kërkesën e akuzës mund të dënohet me 10 vjet heqje lirie. Pretenca u lexua në mungesë të pandehurës, që nuk ishte në sallën e gjyqit.



1 Comment

  1. Sa jane nevrokosur drogaxhinjte! te gjithe keta “biznesmenet” jane drogaxhinj..Mire ua beri..Per mendimin tim duhet ta benin heroine ha ha haaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *