• |
ide | kryesore

Meta negociator për krizën? Balla: Ulemi në tryezë me një kusht

Lajme, Të fundit



Numri “2” i PS-së, Taulant Balla nga studio e “Opinion” tha se ka vetëm një autokrizë të krijuar nga opozita për nevojat e saj të brendshme. Balla tha se në rast të një tryeze të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, PS është gatshme të ulet, por përjashton në mënyrë kategori opsionin për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

“Asnjëherë nuk mungon nga ana jonë dëshira, vullneti dhe gatishmëria për të komunikuar me PD dhe LSI. Kemi disa çështje për të cilat është i rëndësishëm bashkëpunimi, jemi gati të ulemi për reformën zgjedhore dhe të jetë gati për zgjedhjet e 30 Qershorit. Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të zhvillohen, por ato do të zhvillohen në 21, 22 ose 23 Qershor të vitit 2021” – tha Balla. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Xono,, po qe je bo i lezetshem, te pskena hy ne hak me duket. Vazhdo se ke hy ne rrugen e duhur………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *