• |
ide | kryesore

Ministri serb: Maqedonia e Veriut po organizon sulm ndaj Vuçiç

Lajme, Të fundit



Ndërsa vazhdojnë protestat kundër presidentit Aleksandër Vuçiç ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin deklaron se kryeqyteti i Maqedonisë Veriore është shndërruar në një qendër të shërbimeve të inteligjencës.

Sipas Vulin, kjo qendër e përfaqësive të inteligjencës po organizon sulme të organizuar ndaj Vuçiç.

Ministri serb shprehet se këto shërbime veprojnë në Shkup dhe marrin financa nga burime të panjohura, shkruan ‘Novosti’.

Sipas tij, tashmë Shkupi është shndërruar në atë se çfarë ishte Budapesti dikur, një qendër e punës së shërbimeve të huaja të inteligjencës të cilat veprojnë kundër Serbisë. Komentet e tij, Vuçiç i ka bërë pas takimit me kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, dhe kryetari i Unionit të Serbisë, Dragan Djilas në Shkup, të cilët kanë diskutuar për protestat masive civile që po organizohen në Beograd.

“Shkupi është bërë një hapësirë nga e cila po fillojnë dhe nga të cilat do të nisin sulme kundër Serbisë dhe presidentit të saj”, ka thënë Vulin.



1 Comment

  1. ju jeni bere tamam si nje budalla ne Tirane qe sja varte njeri dhe u shkonte njerezeve e u thoshte “me mua e ke?”. sa mjeran qe jeni ju serbet, tani doni te eksportoni problemet e brendshme, jashte vendit. Doni te gjeni armikun nga jasht se sdoni te shifni relaitetin ne sy, qe brenda keni nje diktator autoritar, nxenes i Miloshevicit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *