• |
ide | kryesore

Strategji shqiptare: të huajt nuk paguhen, deri sa i lënë peng pagat për të gjetur sistemim tjetër

Sport



Nuk është se ndodh me saktësinë e një ore zvicerane, por ndodh deri diku shpesh. Kontratat e firmosura në futbollistët e huaj, të trumpetuar si blerje të rëndësishme të klubeve, përfundojnë të ikin nga sytë këmbët, madje duke lënë peng pagat e pamarra, vetëm për të marrë letrat e për të kërkuar fatin tjetër kund. Realitet i hidhur i një strategjie shqiptare, që ka bërë shembuj jo pak herë, mjafton të kujtosh se në këtë histori protagonistë janë lojtarë si Danilo Alves, Tomislav Busic, Dejan Blazhevksi apo edhe Chafik Tigroudja.

Natyrisht ka shumë të tjerë, por edhe kaq mjaftojnë për të krijuar një ide. Alves, lojtari më i rëndësishëm i Flamurtarit mezi priti të linte peng pagat e pamarra, vetëm për tu larguar me destinacion Ordabasi. Brazilini kishte një nga pagesat më të rënda në borderonë e vlonjatëve, por ska problem, në fund për të mbijetuar, në kohën kur nuk është paguar prej muajsh, do të bie dakord edhe të mos i kërkojë, vetëm për të patur mundësinë të tjerë free transfer.

E tillë, ose e përafërt është edhe historia e Busic, partnerit të sulmit të brazilianit. Kapiten në Vlorë, kroati u detyrua të bëntë të njëjtën zgjedhje: rezultati, katër muaj performance të papaguara, tërheqje nga e drejta për ti patur në llogari, vetëm për një akord me Teutën, që garantonte pagesën në kohë.

Sulmuesi i Tiranës Blazhevski nuk priti as hapjen e merkatos për tu shkëputur nga bardheblutë. Kushti është i njëjtë. Ndoshta sulmuesi 33 vjecar që erdhi për të zgjidhur cështjen gol, stonoi në misionin e tij, por kjo nuk e bën të legjitimuar se për tu lënë i lirë, në kohën kur nuk ishte paguar prej muajsh, duhet të linte peng gjithcka i takonte me ligj.

Dicka më ndryshe cështja e Chafik, por me rezultatnte të njëjtë. Asnjë detyrim i prapambetur, por mos marrje përsipër e shlyerjes së mbetur deri në skadencë, gjithashtu as përballimin e ndërhyrjes kirurgjikale pas dëmtimit të franko-algjerianit dhe në fund prishje e kontratës me Kukësin, për të qenë një lojtar I lirë. Kjo është ajo që ndodh dhe nuk është e bukur, me lojtarët të detyruar të kenë më mirë një fund me dhimbje, sesa një dhimbje pafund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *