• |
ide | kryesore

Strategjia/Pse Basha po nxiton drejt djegies së mandateve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Njoftimet nga Partia Demokratike po vërshojnë me efektin e ortekut. PD ka njoftuar se do të mbledhë sot kryesinë për djegien e mandateve në orën 18:00, ndërsa ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së në orën 17:00 . Po të shohesh dinamikën e ngjarjeve, Basha të dielën shpalli djegien e mandateve, të hënën pati një përshkallëzim të rrufeshëm: grupi parlamentar e miratoi propozimin, pas takimit me aleatët edhe ata iu bashkuan atij dhe më në fund LSI tha po, duke pasur një firo, vetëm Lefter Kokën.

Tani duket sikur Lulzim Basha deri pasditen e së nesërmes do ta mbyllë të gjithë procedurën teknike. Dhe arsyet për këtë mund të jenë dy: Ose ai parashikon që mandatet t’i djegë edhe simbolikisht gjatë protestës së dhunshme që do të mbahet para parlamentit të enjten, duke i ndezur gjakrat e militantëve me këtë akt simbolik; ose ai po nxiton që të shfrytëzojë efektin surprizë që ka ndaj kundërshtarëve politikë, që mos i lejojë Ramës kohën e domosdoshme për blerjen e opozitarëve që janë në listat e opozitës.
©Lapsi.al



5 Comments

  1. Veprimi i lenjes se mandateve eshte nje veprim shume i gabuar. Ne kete menyre i hapet rruge nje praktike shume te keqe ne parlamentin tone. Cdo opozite kushdo qofte, per synimet e saj , me preteksin me te vogel le mandatet.

    Imagjinoni qe qeverine merr PDja. Mjafton nje preteks i vogel qe PSja te lere mandatet dhe historia perseritet nga fillimi.

    I vetmi qe humb ne kete mes eshte populli qe do kete nje parlament jo funksjonal dhe bllokime qeverisjeje te shpeshta. Do kete zgjedhje te parakoshme cdo 2 vjet. Do kemi qeveri jo stabel , me nje fjale lesh arapi do behet.

    Ketu do jemi.. dhe do shohim se sa pasoja te keqija do kete ky veprim .

  2. Ca pronari je ti o derdimen, pronar hashashi? Nuk ka rendesi motivi i lenies se mandateve por veprimi sepse krijon nje predent te ri ne politike dhe tregon kurajo. Ne rastin konkret ke nje qeveri te lidhur me krimin e organizuar te kapur me ze dhe figure dhe ne keto kushte ska rruge tjeter poervec djegjes se mandateve. Nqs PD apo kushdo tjeter vjen ne pushtet opozita ka te njejtat te drejta demokratike te bej nje veprim te tille. Boll i mbajtet iso Neodiktatures, per qellime personale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *