• |
ide | kryesore

Video/ “Fuck Sarriball”, kori i tifozëve të Chelsea është një vendim i dhënë…

Sport, Video



Vendimi ka mbërritur i përpiktë në fund të takimit: Manchester United kalon në Stamford Bridge, Chelsea i thotë lamtumirë FA Cup e tifozët e Blues menjëherë nisin të këndojnë një kor të pangatërrueshëm “Fuck Sarriball”, që është një mesazh i qartë për shoqërinë e për pronarin e londinezëve Roman Abramovich. Durimi ka marrë fund dhe mbështetësit e klubit londinez kërkojnë shkarkimin e Maurizio Sarri.

Shypi britanik nuk është aspak më i butë me teknikun italian, titujt e gazetave janë madje të pamëshirshëm që nga Sarrender”, loja e fjalëve e Mirror për të treguar dorëzimin e sarrit, tek “Sarri on the brink” nga the Times e deri tek përplasja në mur e topit të Sarrit nga the Guardian (“Sarriball hits the wall”).

Kështu, teknikut i kërkohet qartë dorëzimi, pas një tjetër dështimi dhe me durimin të mbaruar. Sa pranë është ky dorëzim, natyrisht do ta vendosë manjati rus: nëse ish-tekniku i Napoli nuk tregohet i shqetësuar, Abramovich është duke arsyetuar. Finalja e Carabao Cup kundër City, në program në Wembley pas gjashtë ditësh, mund të kërkojë ende kujdes dhe pritje, por asgjë për momentin nuk përjashtohet.

https://www.youtube.com/watch?v=OM7EJ-4SaKY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *