• |
ide | kryesore

Video/ Gazetari rrezikon shumë në NHL: disku i kalon para fytyrës dhe përplaset dhunshëm

Sport, Video



Çdokush e ka një ide të qartë se sa e rrezikshme është të jesh lojtar hockey në akull. Ata janë shumë shpesh me shenja evidente në fytyrë, hundë të fashuar, apo të cara në fytyrë. Por nuk janë vetëm lojtarët ata që e fusin veten në risqe të tepërta mbi akull. Zyrtarët dhe trajnerët mund të marrin goditje të rënda, por ashtu si u konfirmua të hënën në mbrëmje, edhe analistët me raste nuk janë të sigurtë.

Reporteri pranë pistës, Pierre McGuire, që zakonisht gjendet mes pankinave në prezantim për NBC broadcasts, gati la kokën gjatë periodës së parë së ndeshjes Lightning-Blue Jackets në Columbus. Diskur ka fluturuar me forcë, duke fërshëllyer përpara fytyrës së McGuire, që nuk e kishte absolutisht idenë e rrezikut që iu kanos.

Duket qartë nga pamjet sa frikshëm pranë ka kaluar disku dhe forcën me të cilën u përplas në kamera, ashtu si dhe një prej lojtarëve që sheh nga gazetari i tmerruar.

https://www.youtube.com/watch?v=RwpwkSAvMhU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *