• |
ide | kryesore

Ylli Manjani i drejtohet Lefter Kokës: Mos u bëj tub oksigjeni…

Lajme, Të fundit



Ylli Manjani dhe Lefter Koka kanë qenë ndër eksponentët kryesorë të LSI-së. Koka u distancua nga qëndrimi politik i partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi duke u shprehur kundër djegies së mandatit. Pas këtij vendimi të ish-kolegut të tij në qeverinë e Edi Ramës, Manjani i është drejtuar me një mesazh publik.

“Lefterit…
Lefter Koka është një shok i mirë dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI. Sinqerisht ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues. Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës përfshi këtu edhe LSI. Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirësuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë. Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale. Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…” – shkruan Manjani në Facebook.



10 Comments

  1. Ky illi qe nuk la kotec pulash pa vjedhur,nuk la parti pa nderruar,na jep mend se si duhet shpetuar Balili.Iashalla dhe ky illi nuk djeg vehten me benzine se do jete humbje e madhe per atdheun.

  2. Komentohet per Lefter pularine, e nje sarandiot i pa lare, me gjith se detin e ka ne shtepi, do sulmoje Manjanin per kete mendim qe ka dhene. Me gjithate, Manjani eshte rezervuar shume ndaj Kokes se droges se durresit e kondrabandes, por qe nje deputet i listes i zgjedhur nga kryetari partise, te na hiqet se na e zgjodhen zgjedhesit, kete ky deputet i heshtur, nuk e din se ku jane zgjedhesit, e jo me tena mashtroi se po qendro ne parlament per interesat e tyre, qe po te pyeteni te gjithe,,,,A e keni degjuar ndonje here te ligjeroi ne parlamet? HIc, Shurdh, memec, e, pra kujt i duhet prezenca e ketije atje? Vetem interesit vetiak, e klikes se pushtetit qe me kesi njerezish ben pazare. prandaj quhet edhe parlamenti i pazareve te pista, sepse mbledh e ka pisanjose politike te tille.

  3. Do me thene doli Manjani si i ndershem dhe Koka si i Virgjer…Ha ha ha ..ky eshte humor..burgu. Dhe keta po pretendojne prape te qeverisin sic kane bere, parate e taksapaguesve shqipetare?? Aj aj aj

  4. Koket dhe Duket e droges e krimit i njeh mire sidomos Durresi .Nuk rri ne parlamet ai kriminel per interesat e popullit por rri aty e nuk shkulet ,te mbroje e te shumoje parate e klanit te Zemunit te Kokeve e Dukeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *