• |
ide | kryesore

Zëdhënsja e BE: Po punojmë pë një marrëveshje Kosovë-Serbi

Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq tha se fokusi i punës së BE-së është për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës.

E pyetur për deklaratën e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili tha se “delimitimit është propozim zyrtar i Beogradit në bisedimet me Prishtinën”,  Kocijançiq tha për mediat serbe se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë “e aplikueshme, e qëndrueshme dhe reale”.

“Rrjedhimisht po punohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim gjithëpërfshirës që do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për çështje të hapura, të zbatueshme dhe të qëndrueshme, bazuar në pëlqim të dyanshëm, dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të BE-së, dhe të pranueshme për vendet anëtare”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo përsëriti se një marrëveshje gjithëpërfshirëse është “urgjente dhe thelbësore” për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në BE dhe stabilitetin e paqen në rajon.



2 Comments

  1. koqijanqiq e sorros dhe mao luu ce din po punojn per serbi te madhe dhe greqi me gjirokaster.pasi thaqi e rama jan dy krymba qenefi te janatullos e irinej.

  2. Pasi i rregulluat mire punet ne Shqiperi kaluat me Kosove Serbi.
    Ju nuk doni t’ja dini dhe nuk jeni fare te ingranuar per problemet e brendeshme. Kot sa merrni rroge te majme. Jeni fajtore dhe destabilizues per situaten e krijuar ne Shqiperi. TE FALA LU se dhe Vlahutinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *