• |
ide | kryesore

Arrestohen 3 shqiptarë me çanta me drogë në drejtim të Greqisë

Lajme, Të fundit



Policia greke ka ndërmarrë një tjetër operacion anti-drogë në kufi me Shqipërinë. Në pranga kanë përfunduar 3 shqiptarë të moshës 23, 36 dhe 49 vjeç. Shqiptarët janë kapur në Kostur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante 2 pako me 19 kg, 530 gram marijuanë.

Gjithashtu nga verifikimi në sistemi rezulton se të 3 shqiptarët rezultojë persona me precedentë dhe të dënuar më përpara.

23 vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët. 36 vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët dhe 49 vjeçari rezulton i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Policia greke sekuestroi 3 celularë dhe 3 karta SIM.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *