• |
ide | kryesore

Arrestohet mjeku, mori 30 mijë lekë nga një i paralizuar

Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit arrestoi mjekun Çaush Zogu, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në shëndetësi, ku doktori 60 vjeçar në qytetin e Gramshit ka marrë 30 mijë lekë ryshfet për t’i dhënë “Kemp”-in një të paralizuari.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në zbatim të urdhrit të Prokurorit, bënë ndalimin e Zogut, me detyrë mjek neuro-psikiatër.

Me zë dhe figurë, emisioni investigativ Fiks Fare faktoi se doktori neurolog, Çaush Zogu mori ryshfetin dhe i premtoi djalit të të paralizuarit se do t’i plotësonte dokumentet.

I moshuari është prej 6 muajsh në gjendje të rëndë. Ai komunikon me gjeste me familjarët. Doktori neurolog i Gramshit, Çaush Zogu e pranon se pacienti është në gjendje të rëndë, e duke përfituar nga kjo situatë, i kërkon djalit të tij 30 mijë lekë vetëm për të shpejtuar dokumentet në Tiranë dhe Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku mjeku i ka marrë shtetasit A.S, shumën prej 30.000 lekë me premtimin e dhënies së KEMP-it, për babain e tij



3 Comments

  1. Ne fakt, o cuna qe lëçitni lajme, beyem ky merr leke nga kempi, se Rilindja e ka mundesuar(tashme edhe ne High Definition) qe asnje mjek tjeter te mos marre leke nga kempet e njerezve.
    Bravo qorra qe besoni ne drite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *