• |
ide | kryesore

Basha përkujton 20 shkurtin: 28 vite më pas shqiptarët përballë një sfide të ngjashme

Lajme, Të fundit



28 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Lulzim Basha bën një paralelizëm mes regjimit komunist dhe qeverisjes së Edi Ramës.

Sipas Bashës, vendi sot është përballë një regjimi antidemokratik, oligarkik dhe i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit. Kryedemokrati shkruan se ky regjim po zhbën ëndrrën e shqiptarëve të 28 viteve më parë: “Shqipëria si gjithë Europa”!

“Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës.” – shkruan në Facebook Basha.



2 Comments

  1. Kamarieri i sigurimit ne rinas,sot kryetar me vota te vjedhura brenda partise flet per 20 shkurtin falls qe gjoja ne rrezuam bustin e thyem ate por njerzit e PD te kohes si ceka dhe bulku etj me dredhi e kythyen popullin nga blloku per ne shesh,dhe ky spiun flet per bustin

  2. Bravo Basha.

    Mjafton edhe një demonstrim si i 16 Shkurtit, por me më shumë dhunë mbi edvinistët, dhe çdo gjë merr fund.

    edvinizmi i ka ditët e numëruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *