• |
ide | kryesore

Bojkoti në fakultete/ Studentët humbin bursat për kohën e grevës

Lajme, Të fundit

Me rikthimin në auditorë pas vendimeve të qeverisë për arsim më të mirë e më të lirë, studentët kanë hasur në pengesat e para. Ata që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ekselentët që ndihmohen nga qeveria me bursa shkollimi për të përballuar një pjesë të shpenzimeve mujore të studimeve, ankohen se prej dy muajsh në llogarinë e tyre nuk është hedhur asnjë qindarkë.

Denoncimi vjen nga studentë të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, të cilët thonë se prej dy muajsh nuk kanë përfituar asgjë të premtuar nga qeveria.

“U bë kohë që kemi dorëzuar të gjitha dokumentet që na u kërkuan nga sekretaria mësimore, qoftë për bursën mujore të shkollimit, qoftë për përjashtimin nga tarifa. Për këtë të fundit nuk kemi asnjë lajm nëse jemi pranuar, ndërsa për të parën, që është e verifikueshme, nuk ka ende asgjë në bankë”, shprehet një studente e Fakultetit të Shkencave Sociale. Shqetësim të njëjtë me të ndajnë dhe shokët e saj brenda të njëjtit fakultet, por jo vetëm. “Po na hallakatin shumë. Pyesim në fakultet dhe na thonë se bashkia nuk ka sjellë ende listat e atyre me ndihmë ekonomike. Ndërsa bashkia thotë se ua kemi nisur universiteteve. Nuk dimë ç’të bëjmë”, thotë një studente, familja e së cilës futet në kategorinë e njerëzve në nevojë.

“Panorama” mëson se një problem i tillë është ngritur edhe në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Histori-Filologjisë. Për “News 24”, administratorja e fakultetit, Parashqevi Pogace, thotë se është në pritje të një sqarimi specifik nga ana juridike nga Ministria e Arsimit dhe administratori i Universitetit të Tiranës, i cili duhet të zgjidhë ngërçin e krijuar. Nën zë, administratorë të fakulteteve të tjera pohojnë se ky problem është krijuar për shkak të mosfrekuentimit të mësimit përgjatë muajit dhjetor dhe janar.

 

 

 

 

1 Comment

  1. Me sa duket zeri dhe shuplaka tuaj nuk ishte aq e ndiere nga z. kryeminister. Kjo ndodh gjithmon kur tregon kulture dhe terheqje. Mos prisni ti merrni. Ky eshte ndeshkimi qe do te merrnit pasi i prishet te parit te vendit qetesine dhe status quo e krijuar. Sikur te mos mjaftonte kjo ai shkon edhe me tej. Ju te dashur studente votuat para disa ditesh per anetarin e bordit te administrimit perfaqesues i shoqerise civile, por te drejten e zgjedhjes se tij e ka vetem ai . Ju genjeu per se dyti e sa e sa genjeshtra ka pakti. eshte aq i shemtuar sa dhe bikinit te zv. ministres. qe ska dhene asnje dite mesim. Duke shpresuar se i lexon z. kryeminister ne ikje ky vend ka specualiste arsimi e mesues e drejtues te devotshem me eksperienca 30 e 40 vjecare ne arsim. si nuk e pe te arsyeshme te zgjidhje nje prej tyre por i injoron komplet. te gjitha keto lojera te pista do te te kthehen mbrapsht si bumerang.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu